Nora Gjakova ka vazhduar me paraqitje të mira në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tibilisi të Gjeorgjisë.
Xhudistja kosovare ka kaluar në gjysmëfinale në kategorinë deri në 57 kilogramë, pasi ka mposhtur gjermanen Paule Starke.
Gjakova e fitoi këtë duel me Waza-Ari për të kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tibilisit.
Nora Gjakova shënoi tri fitore deri më tani, derisa nëgjysmëfinale përballet me xhudisten kanadeze Jessica Klimkait. /Katror.info