Të shtunën xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi ka triumfuar në Grand Slam të Parisit, duke fituar medaljen e artë. Në një paraqitje televizive në “Sports Show”, ajo ka treguar se është më e motivuar se asnjëherë më parë që të fitojë medaljen e artë edhe në “Lojërat Olimpike”.
“Po ndjehem shumë e lumtur dhe e motivuar. Grand Slami i Parisit është më ndryshe së të tjerat sepse konkurrenca është shumë fortë, është si një olimpiadë. Jam shumë e lumtur sa herë që marr medalje në këtë garë, e lere më të artën. Fitorja në këtë garë më ka bërë të besoj në shumë në veten në kategorinë e re”.
Më tej ajo ka shtuar se në gara shkon gjithmonë për t’u kthyer me medalje dhe se secila është sukses për të.
“Jam e sigurt se gjithçka do të shkojë në rregull. Shpresoj që nuk do të kem lëndime sepse jam shumë e përgatitur për garën olimpike. Jam shumë e motivuar në Paris dhe shpresoj se kështu do të ndodhë edhe në Lojërat Olimpike”, përfundon ajo.
Krasniqi vitin e kaluar fitoi medaljen e argjendtë në Paris, ndërkaq këtë vit shënoi sukses më të madh duke fituar medaljen e artë.
Trajneri Driton Kuka në një lidhje direkte në emisionin Sports Show në Klan Kosova, ka thënë se ajo tashmë është një pretendente kryesore edhe për medalje olimpike.
“Distria Krasniqi ka ardhur aty ku unë kam pretenduar se duhet të vijë. Kur e ka ndërruar kategorinë, ne e kemi diskutuar, por tani ajo është stabilizuar – e kemi një garuese që është reale për medalje olimpike”.
Kliko këtu dhe pëlqeje / follow Katror.info për me pa veç Lajme të Mira të shqiptarëve të suksesshëm 🙂
“Distria është pretendente kryesore për titullin olimpik”./Katror.info