Dita e gjashtë në festivalin ‘Etno fest’ sjell në fshatin Kukaj aktivitete që si çdo ditë tjetër gërshetojnë artin me traditën.
Nga ora 13:00 u mbajt punëtoria teatrore e cila ka ditë që ka filluar që nga nisja e festivalit, me regjisorin italian Mario Biagini.
Në orën 18:00 mbahet zona e debatit, bisedë interaktive me publikun për lumturinë. Panelistet e ftuar në debat janë: Nezir Kraki, Mimoza Shahini, Agim Selimi, dhe Naim Telaku.
Nga ora 19:00 deri në orën 21:00 mbahen aktivitete, lojëra e vallëzime tradicionale.
Festivali mbahet deri më 18 gusht./Katror.info