Sot (e premte) fillon xhiro e 28-të e Albi Mall Superligës së Kosovës, ku dy ndeshje janë në program për t’u zhvilluar brenda kësaj dite.
Xhiro e 28-të fillon sot me dy ndeshje, teksa nesër (e shtunë) luhet një takim dhe të dielën dy takimet tjera për të kompletuar xhiron.
Ndeshja e parë e ditës është ajo në mes të Dukagjinit dhe Ballkanit, e cila pritet të luhet në “18 qershori” të Klinës.
Në takim tjetër, Feronikeli ’74 e pret Ferizajn në stadiumin Rexhep Rexhepi të Drenasit.
Të dy ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/Katror.info