Sot (e enjte) pritet të zhvillohet të gjitha pesë ndeshjet e vlefshme për xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligën.
Superliga e Kosovës zhvillohet në mesjavë me shumë ndeshje interesante në program.
Megjithatë, padyshim ndeshja kryesore e kësaj xhiro është ajo në mes të Ballkanit dhe Dritës, e cila zhvillohet në Suharekë nga ora 15:00.
Interesant pritet të jetë edhe në Klinë, ku Ballkani pret Llapin, si dhe në Gjilan, ku gjilanasit janë nikoqir të Drenicës.
Ndeshja tjetër që do të zhvillohet në këtë orar është ajo në mes të Malishevës dhe Ferizajt.
Takimi i vetëm që fillon nga ora 20:15 është ai në mes të Prishtinës dhe Prishtinës së Re, me dy ekipet kryeqytetase që luajnë për herë të parë mes vete./Telegrafi./Katror.info