Pikapi elektrik Ram ‘Stadion’ merr çmimin kryesor në konkursin Stellantis Drive for Design
Një nxënës i klasës së 12-të nga Northville, fitoi çmimin e madh në konkursin vjetor Drive for Design të Stellantis me vizionin e tij për një Ram Stadion, që përfaqëson një “segment të ri të kamionçinës”.
Ky nuk është çmimi i për nxënësin Rocco Morales. Ai gjithashtu zuri vendin e parë në vitin 2022 dhe vendin e dytë më 2021.

Dizajni i hijshëm i Morales, paraqiste një “makinë për terrene të vështira, plotësisht e aftë (që) të mund të shndërrohej lehtësisht në një vend relaksues për të pushuar”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Konkursi i këtij viti u kërkoi nxënësve të klasave 10-12, të skicojnë “kamionin Ram EV të gjeneratës së ardhshme”, një temë që përputhej me zbulimin nga prodhuesi i automjeteve të kamionit elektrik Ram 1500 REV.

Kompania Stellantis zotëron modelet e automjeteve; Ram, Jeep, Chrysler, Dodge, Fiat, Alfa Romeo dhe Maserati./Katror.info