World Cheese Awards është një nga juritë më eminente të ekspertëve në botë kur bëhet fjalë për djathrat. Ata e kanë dëshmuar autoritetin e tyre dhe prej vitesh renditin djathrat për të ndarë më të mirët. Djathi më i mirë në botë për këtë vit, besoni apo jo, vjen nga Norvegjia.
Juria që vlerësoi djathërat përbëhej nga ekspertë, shitës me pakicë, blogerë dhe njohës të ushqimit. Ata vlerësuan më shumë se 4000 lloje të ndryshme djathi nga e gjithë bota, 16 prej tyre u shpallën më të mirët dhe djathi Nidelven Bla zuri vendin e parë.

Nidelven Bla është një djathë i kaltër i punuar me dorë, i bërë vetëm dy orë nga Trondheim, ku u mbajtën çmimet e këtij viti. Në vendin e dytë është ai nga Belgjika Baliehof Houtlandse Asche Kaas, një djathë i fortë lope i papasterizuar. Në vendin e tretë ishte Eberle Wurzig Seit 5 Generationen, një djathë zviceran, ndërsa Eleftheria Brunost, një djathë nga India, zuri vendin e katërt.
Është interesante se asnjë djath francez, vendi më i famshëm për prodhimin e djathit, nuk përfundoi në dhjetëshen e parë. Italianët dolën në vendin e fundit të dhjetëshes së parë, me djathin Parmigiano Reggiano. /Katror.info