Dogana e Kosovës me mbështetjen e Policisë kanë arritura ulin tregtinë ilegale deri në 2.3%, që është më e ulta jo vetëm në rajon por edhe ne Evrope. Sipas informatave të cilat janë plasuar në Kongresinë e Gazetarisë në Vjenë ky është njjë rezultat i jashtëzakonshëm dhe me punën e deritashme Dogana dhe Policia e Kosovës prijnë në rajon dhe Evrope për rezultate e arritura në luftimin e tregtisë iegale dhe kontrabandës.
Këto rezultate dhe eksperiencë janë marrë si shembull nga “The Economist” në Poloni dhe në Vjenë nga Banka Boterore etj.
Kryetari i Shoqates se Duhanit prane Odes Ekonomike Ramadan Kelmendi vlerëson lartë angazhimin e Doganës dhe Policisë në luftimin e kontabandës. “Dogana dhe Polica e Kosovës kanë bërë punë të shkëlqyer në kontrollin e tregut. Kjo ka rritur shume besimin tek produktet legale dhe ka ndikuar qe konsumatorit ti ofrohen produkte te kontrolluara”.
Gjithashtu rritje e importeve legale ka ndikuar pozitivisht ne rritje e te hyrave ne buxhet të Kosovës, gjë që mund të shihet në raportet e rregullta mujore dhe gjashtëmujore të Doganës./Katror.info