Seriali dokumentar i Netflix për Princin Harry dhe gruan e tij Meghan grumbulloi një numër të madh shikueshmërie.
Tre episodet e para të “Harry & Meghan” regjistruan 81.55 milionë orë pas debutimit të tij.
Sipas Netflix, më shumë se 28 milionë familje shikuan të paktën një pjesë të serialit.
“Harry & Meghan” ishte seriali i dytë më i ndjekur në gjuhën angleze në Netflix në nivel global midis 5 dhe 11 dhjetor, pas vetëm dramës Addams Family “Wednesday”.
“Harry & Meghan” ishte seriali numër një në gjuhën angleze gjatë javës në Britani.
Grupi i dytë i episodeve “Harry & Meghan” do të publikohet në Netflix të enjten./Katror.info