Norvegjezi Erlend Bore doli për shëtitje me rekomandimin e mjekut të tij dhe arriti te gjejë thesarin më të madh të zbuluar në Norvegji në njëqind vitet e fundit.
Një 51-vjeçar norvegjez e mori seriozisht këshillën e mjekut se duhet të lëvizte më shumë për shëndetin e tij, ndaj doli në shëtitje me një detektor metali në duar, duke mos e menduar fare se do të gjente një thesar 1500-vjeçar. .
“Ndërsa po ecja në ishullin Renesøy pranë qytetit të Stavanger në Norvegjinë jugperëndimore, një detektor metali filloi të bie.
“Në fillim mendova se ishin disa monedha çokollate. Ishte krejtësisht e pabesueshme,” tha ai në një deklaratë.
Norvegjezi kontaktoi menjëherë arkeologët të cilët më pas vazhduan kërkimin e tyre.
Bore zbuloi nëntë varëse ari në formën e monedhave dhe 10 rruaza ari që dikur ishin pjesë e një gjerdani luksoz dhe tre unaza, dhe pesha totale e thesarit është pak më shumë se 100 gramë.
Ekspertët shpjeguan se si gjerdan të tillë luksoz mbaheshin nga figura të rëndësishme të jetës publike dhe njoftuan se thesari daton rreth vitit 500 pas Krishtit, e cila njihet në historinë norvegjeze si një periudhë e migrimeve të shumta.
Megjithatë, norvegjezi nuk do të mund ta mbajë dot thesarin që ka gjetur. Gjegjësisht, sipas ligjit norvegjez, të gjitha objektet historike që janë më të vjetra se 1537 dhe monedhat e prodhuara para vitit 1650 konsiderohen pronë shtetërore dhe gjetësi është i detyruar t’i dorëzojë ato.
Një zbulim i ngjashëm ka ndodhur për herë të fundit në Norvegji në shekullin e 19-të./Katror.info