Krijuesja e hitit Jolene njoftoi se i ishte bashkuar aplikacionit TikTok duke shpërndarë një status në profilin e saj në Twitter me mbishkrimin, “Më mirë vonë se kurrë.”
Postimi i saj i parë përfshinte një montazh të paraqitjeve të saj publike ndër vite të shoqëruara me hitin e saj ‘9 to 5’. Në fund të videos, një burrë mund të dëgjohet duke thënë: “Zonja dhe zotërinj, Dolly Parton!“
Teksti i postuar nëpër video thotë: “Hej, TikTok! Është Dolly!” ndërsa mbishkrimi shkruan: “Kam mbërritur! #heyitsdolly #dollytok.”
76-vjeçarja postoi pesë video të tjera në profilin e saj të ri, duke përfshirë një përmbledhje të prezantimit të saj dhe një montazh të fansave që performojnë me këngët e saj ose vishen si ajo.
“Duket se më ka munguar shumë! Të gjithë jeni kaq kreativë. Tani që jam këtu, më bëni tag! #heyitsdolly #dollytok“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fundit.
Vetëm një klip përmban pamje të reja, me Dolly që u thotë drejtpërdrejt fansave: “Hej, është Dolly Parton. Unë jam bashkuar zyrtarisht me TikTok, kështu që shtyp butonin e ndjekjes dhe qëndroni me mua për më shumë.”
Sipas Variety, Dolly publikoi gjithashtu Berry Pie, një melodi festive për pjekje, ekskluzivisht si një tingull në TikTok për t’i mundësuar fansave ta përdorin atë në videot e tyre.
Profili i saj aktualisht ka rreth 463,000 ndjekës, ndërsa postimet e saj kanë grumbulluar 1.2 milionë pëlqime./Katror.info