Shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës” organizon sot konferencën e 7 të mjedrës me moton “Mjedra – Iniciativat e Reja për Ndryshimet Klimatike”, e cila mbahet në Prishtinë, duke filluar nga ora 8:30.
Konferenca synon krijimin e diskutimeve mbi perspektivat e ardhshme të mjedrës në Kosovë.
Disa ndër çështjet qe do të diskutohen në këtë konferencë janë: zhvillimet aktuale në prodhumin e mjedrës, iniciativat e reja per ndryshimet klimatike, si dhe e ardhmja e sektorit te mjedrës.
Konferenca organizohet nga shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës”, me mbështetjen e USAID-it, Caritas-it dhe GIZ-it në Kosovë, si dhe donatorëve tjerë.
Kjo ngjarje synon të avancojë koordinimin midis të gjithë akterëve në sektorin e mjedrës, duke krijuar diskutim mbi perspektivat e ardhshme në këtë sektor.
Nga viti 2014 deri në 2021, Kosova prodhoi afër 26,500 tonë mjedër, në vlerë prej 54 milionë euro, ku pothuajse e tëra për eksport, për në vendet e BE-së, në veçanti Gjermani. Kliko këtu për të parë agjendën e plotë të kësaj konference. /Katror.info