Rap-artisti i njohur nga Drenica, Don Xhoni, viteve të fundit ka qenë një nga emrat më të spikatur në showbizin shqiptar.
Ai solli projekte të shumta të suksesshme, e madje ka qenë shumë i kërkuar edhe në mbrëmje e koncerte.
I njëjti është njoftuar së fundmi se ka nisur përgatitjet për një këngë të re, e cila do të jetë në bashkëpunim me Unikkatilin, shkruan Telegrafi
Prive bën me dije se dyshja janë duke biseduar për një duet, por që nuk dihet akoma se kur do të jetë i disponueshëm për publikun.
Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) momentalisht po shijon suksesin e “Hala”, që e solli një muaj më parë me Era Istrefin.
Kënga e dyshes së njohur për pak kohë mblodhi mbi 21 milionë klikime në YouTube./Katror.info