Reperi i njohur, Don Xhoni po vjen me një projekt të madh muzikor.
Ashtu siç kishte paralajmëruar prej kohës, reperi nga Drenica tashmë ka finalizuar punën për ‘EP’-në e parë që përbëhet nga katër këngë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Don Xhoni ka zbuluar se të katër projektet e përfshira do të jenë të kompletuara edhe nga ana vizuale. Tutje reperi njoftoi se projekti mban titullin “Shah Mat” dhe pritet të publiket të enjte, më 15 dhjetor.
