Donis Xhemë Avdijaj ka lindur më 25 gusht 1996.
Ai është një futbollist profesionist i cili luan si sulmues për klubin austriak TSV Hartberg i huazuar nga klubi i Superligës zvicerane FC Zürich.
Ndonëse ka lindur në Gjermani, ai përfaqëson kombëtaren e Kosovës.
Së fundmi, Avidjaj ka bërë paraqitje mbresëlënëse ku ka shënuar dhe asistuar në ndeshjen e të shtunës të ekipit të tij Hartbergut ndaj Riedit me rezultat 2-0.
Ndeshje kjo e xhiros së 31-të e grupit ku garohet për sigurimin e një vendi në ligën elitë.
Avdijaj asistoi në golin e parë të shënuar në minutën e 66-të, ndërsa shënoi për 2-0 në minutën e 76-të.
Kjo është xhiroja e parafundit ku Hartbergu në vendin e nëntë me 24 pikë siguron mbijetesën në Bundesligë.
Avdijaj ka shënuar gjashtë gola dhe pesë asistime në 15 paraqitjet e tij.
26 vjeçari të cilit talenti nuk i mungon, është në huazim në Austri nga Zurich./Katror.info