katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku: PDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit
    16 minutes ago
    PDK del në konferencë për media 15 minuta para seancës së jashtëzakonshme
    53 minutes ago
    Reshjet e shiut në Viti, ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat
    1 hour ago
    KRU “Prishtina” njofton për intervenime në kryeqytet
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Filharmonia dhe Opera me koncert premierë sonte në Prishtinë
    25 minutes ago
    ME nis fazën e parë pilot për pajisjen me Identitet Elektronik (eID)
    20 hours ago
    AGK fuqizon gazetarët e rinj në raportimin mjedisor përmes nismës “EcoVoices”
    17 hours ago
    Projekti “Kulturë pa Barriera” fuqizon të rinjtë përmes artit dhe përfshirjes
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shefi i Google thotë se asnjë kompani nuk është imune nëse shpërthen fluska e AI-së
    1 day ago
    “A Very Jonas Christmas Movie” bën bashkë vëllezërit Jonas
    1 day ago
    George Clooney: Mësimet më të mëdha i mora nga dështimet
    1 day ago
    Paul McCartney i bashkohet protestës së industrisë muzikore kundër AI me një këngë… pa zë
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon në trupin tonë nëse konsumojmë xhinxher për 30 ditë?
    1 day ago
    25 sanduiçet më të mira në botë
    2 days ago
    Ja disa arsye se pse duhet të shtoni kungullin në dietën tuaj!
    5 days ago
    3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Sezoni i “fshehtë” i Evropës po zhduket
    24 hours ago
    Roma shpallet destinacioni kryesor gastronomik në botë
    1 day ago
    Linja e re e trenit të natës rikthen udhëtimin Paris–Berlin
    2 days ago
    Si e kanë interpretuar njerëzit aurorën për mijëra vite?
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Dorëshkrimet e Kadaresë dorëzohen në Drejtorinë e Arkivave
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Dorëshkrimet e Kadaresë dorëzohen në Drejtorinë e Arkivave

Last updated: 22/08/2024 2:37 PM
125 Shikime
Shpërndaje
Foto: Sot News
Foto: Sot News

Fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavijon të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido dhe vajza e shkrimtarit të madh Gresa Kadare folën sot mbi rëndësinë e ruajtjes së këtij arkivi pranë DPA-së.

Mundesh me e lexu edhe...

Çitaku: PDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit

Bido u shpreh se është “nder dhe kënaqësi për DPA që tashmë është pasuruar me një fond të veçantë të Ismail Kadaresë, dorëshkrime të rralla të cilat shkrimtari ynë i madh kombëtar i ruante në shtëpinë e tij dhe e kanë shoqëruar kudo që ka shkuar në Francë, në Durrës apo në Tiranë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Dua të falëndeorj veçanërisht familjen e shkrimtarit të madh Gresën, Helenën dhe Besianën që vendosën t’ia besonin DPA-së ruajtjen e kësaj pasurie deri në çastin që do të vendosin se çfarë do të bëjnë”, u shpreh Bido.

Sipas tij, “të gjitha këto dorëshkrime tashmë janë pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave për ruajtje, restaurim dhe digjitalizim, si një hap i rëndësishëm për të mos pasur ansjë lloj problematike me humbjen e pasurive të mëdha kombëtare”.

Bido theksoi se në këto vite DPA ka pasur dhurime të personaliteteve të mëdha të historisë sonë që nga Lasgush Poradeci e me radhë.

“Dokumente të cilat përndryshe do të ishin të struktura në sëndukë që ruhen me më shumë dashuri sesa këtu, por që ruhen me më pak profesionalizëm sesa këtu. Dokumente që ruhen me nostalgji, por që mbesin deri diku të panjohura për publikun dhe studiuesin”, shtoi ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bido falënderoi veçanërisht Gresa Kadarenë, e cila ishte nismëtare për dorëzimin e arkivës për procedurën e ruajtjes, restaurimit dhe digjitalizimit të këtyre dokumenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

“Me këtë rast i bëj thirrje të gjithë personaliteteve që kanë dokumente të paraardhësve të tyre se ne i ruajmë me profesionalizmin dhe garancinë që këto dokumente do të mbeten përjetë. Kjo ka një rëndësi madhore kur vjen fjala për figura që jetojnë përjetë, sa ekziston memoria kolektive kombëtare”, shtoi ai.

Nga ana e saj Gresa Kadare foli mbi arsyet që e shtynë drejt vendimit për të dorëzuar pranë DPA-së arkivën e Ismail Kadaresë, ndërsa shtoi se më herët interes për këtë arkiv ka pasur nga institucione të huaja.

“Desha t’ju falënderoj juve personalisht për mirëkuptimin që gjetëm dhe mirëbesimin recioprok, sepse nuk është gjë e lehtë të marrësh një iniciativë të tillë. Ismailit në Paris para disa viteve i janë ofruar plot institucione të huaja, qofshin franceze si Universiteti i Sorbonës, Akademia e Francës, Biblioteka “François Miteran”. Ata donin të merrnin plotësisht ose pjesërisht, një pjesë të arkivave, sigurisht me mendimin e Ismailit. Erdhi edhe një propozim shumë interesant nga Universiteti Princeton në Nju-Jork”, tha ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gresa kujton se Ismaili hezitonte, ishte në mëdyshje dhe diçka e pengonte.

“Nuk ka dhënë një përgjigje të qartë. I thashë në diskutim mes nesh: Po si e ke menduar, çfarë do tamam të bëhet me arkivën tënde, pse nuk shprehesh dhe pse nuk merr një vendim, se për arsye të ndryshme humbasin gjërat? ‘Nuk di se çfarë dua të bëj, sepse unë dua që arkivi të kthehet në Shqipëri, por nuk di cilit institucion t’ia besoj’, tha Ismaili. Dhe kjo ngeli kështu. Ai nuk dha përgjigje të prerë, por unë me iniciativën time vendosa t’ia plotësoj këtë amanet duke ju dhënë juve besimin total”, tha ajo.

Gresa theksoi se është shumë e vështirë t’i besohen, qoftë një institucioni serioz, gjëra kaq të vyera.

“Unë jam shumë e prekur personalisht kur pashë se Kodikët e Beratit prehen këtu gjithashtu. Më emocionon ideja që dorëshkrimet e Ismailit do të jenë në shoqëri të mirë pranë Kodikëve të Beratit e në njëfarë mënyre, ndoshta e ekzagjeroj, por më duket sikur janë këto kolonat e një tempulli tonë të përbashkët që është trashëgimia kulturore shqiptare, që duhet ruajtur. Dhe jo vetëm ruajtur si një qenie e balsamosur. Unë shpresoj që në një kohë të dytë, Arkivi do të lejojë aksesin e studiuesve, kritikëve letrarë, studentëve, të vijnë ta konsultojnë, ta studiojnë dhe ta mbajnë gjallë arkivin”, theksoi Gresa Kadare.

Mes materialeve të dorëzuara, bëjnë pjesë dorëshkrimet e veprave: “Spiritus”, “Darka e gabuar”, “Ra ky mort e u pamë”, “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”, “Koha e parasë”, “Historia e Lidhjes së Shkrimtarëve”, “Stinë e mërzitshme në Olimp”, “Hamleti”, “Hijet”, “Përbindëshi” dhe “Mosmarrëveshja”. Po ashtu, janë dorëzuar edhe shtypshkrimet e veprave “Sorkadhet e trembura”, “Aksidenti”, “Ftesë në studio”, “Ëndërrimet” dhe “Mëngjese në Kafe Rostand”. Krahas tyre, gjenden edhe blloqet me shënime të hedhura prej Kadaresë gjatë krijimtarisë, albume me foto të tij familjare, albume nga aktivitete të shumta kulturore, si edhe dekreti i shtetësisë së Republikës së Kosovës./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    PDK, LDK, AAK e Nisma: S’ka votë as për buxhet, as për Qeveri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Sot mbahet seanca për Qeverinë Konjufca
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova e Zvicra luajtën baraz në Prishtinë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Parasocial” është fjala e vitit sipas Cambridge Dictionary
TAGGED:ArkividoreshkrimedrafteKadarelajme të miraperservingruajtjatop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Qytetet evropiane ku hahet më mirë
Artikulli i ardhshëm Kosova U18 nesër e luan ndeshjen e fundit në Botëror

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Filharmonia dhe Opera me koncert premierë sonte në Prishtinë

8 Shikime
Life Style

Snapchat prezanton “Topic Chats”

1 Shikim
Lajme

PDK del në konferencë për media 15 minuta para seancës së jashtëzakonshme

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?