Ismet Drishti, aktor, regjisor dhe gazetar së bashku me djalin e tij, Drinin kanë qenë të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News.
Drini ka fituar çmimin e parë në Itali në kategorinë Junior dhe A në piano, ku ishin pjesëmarrës talente nga 27 vende të botës.
Përpos pasionit për piano, Drini zbuloi pasionin për këngën dhe moderimin.
“Unë jam në klasë të parë. Para se të futesha në klasë të parë kam bërë mësime muzike”, thotë Drini.
Ndërsa babai i tij, Ismet Drishti thotë se nuk mund të përmbante emocionet kur mori lajmin e fitores.
“kur mora lajmin, pashë momentin e fitores aty nuk mbajta dot më. Nuk përmbaja dot emocionet, nuk më besohej. Mua m’i ka plotësuar dëshirën” u shpreh ai.
Ndërsa për djalin e tij Drinin thotë se përveç pianos pëlqen të këndoj, dhe se që i vogël kishte tërheqje ndaj artit dhe jo ndaj lodrave të tjera.
“Që i vogël nuk donte top, e vetja lodër që kërkonte ishte mikrofoni. Jo lekët e babit lodra. Vitin tjetër vajza e vogël shkon në klasë të parë dhe ndaj bleva një piano, që ta përdorin të dy”, shprehet Drishti. /Katror.info
Përgatiti:
