Pas fitores së medaljes së bronztë të Laura Fazliut në Lojërat Olimpike, ka folur edhe mjeshtri i xhudos, Driton Kuka.
Trajneri i mdealjeve olimpike, të cilit i atribuohet suksesi i xhudos kosovare për shkak të punës së pandalshme, nuk i ka fshehur emocionet, që sot Kosovës i erdh medalja e pestë olimpike, duke përmbushur ëndrrën e tij të kahmotshme.
“Pesë medalje olimpike, si trajner është ajo që unë kam pasë ëndërr, me vetë faktin që medalistja është një vajzë që ka sakrifiku dhe është nda prej familjes tash e 10 vite, dhe me këtë fitore ajo ka përmbushur edhe ëndrrën time, që ato pesë rrathë olimpike ajo i përmbushi me pesë medalje”, është shprehur ai.
Laura Fazliu i solli Kosovës medaljen e dytë olimpike nga Lojërat Olimpike Paris 2024, pas asaj të argjendtë që e fitoi Distria Krasniqi, e cila njëherësh u bë medalistja e dyfishtë olimpike e Kosovës./Katror.info
Përgatiti:
