Në kuadër të komponentës “Diplomacia publike” të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, përgjatë dy javëve është mbajtur kampi stërvitor ndërkombëtar në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.
Pjesë e këtij Kampi ishin ekipet e xhudos nga Anglia, Bullgaria, Polonia, Afrika e Jugut, Suedia dhe Bosnje e Hercegovina.
Garuesit pjesëmarrës u përgatitën për Lojërat Olimpike Paris 2024. Kampi u udhëhoq nga trajneri e selektori ynë Driton Kuka.
Xhudo jo vetëm që po i sjellë Kosovës suksese sportive tash e disa vite, por edhe po kontribuon në turizëm e diplomaci publike ku vetëm në më pak së 1 muaj kanë ardhë për vizitë mbi 20 shtete të cilat janë stërvitur në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë./Katror.info