Rreth 950 milionë miliardë euro është shuma që Kosova pritet të përfitojë nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor i cili ka vlerën 6 miliardë. Por kushtëzimi i Kosovës me normalizim të marrëdhënieve ngre pikëpyetje se a do të mund të përfitojë Kosova nga ky plan. Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, nuk sheh ndonjë pengesë në këtë drejtim pasi që siç thotë Kosova është e përkushtuar për paqe në Ballkanin Perëndimor. Opozita ndërkaq e sheh si problematike thithjen e fondeve të BE-së me këtë kushtëzim. Në Odën Ekonomike të Kosovës thonë se pengesë për përfitim nga ky plan mund të jetë vetëm mospërmbushja e detyrave si shtet.
Sipas deputetit Armend Muja, Kosova do të jetë një nga përfitueset më të mëdha të këtij plani, me rreth 950 milionë euro.
“Pres që Kosova të jetë një nga përfitueset më të mëdha në këtë proces sepse krejt synimi i planit është që të arrihet konvergjenca ekonomike si në të ardhura por edhe të dyfishohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor. Flitet që Kosova mund të ketë një potencial rreth 1 miliardë euro nga ky plan. Digjitalizimi i infrastrukturës, transaksione më të shpejta financiare, si dhe investimet kyce në reformën e administratës besoj se janë të rëndësishme për Kosovën,. Nuk e besoj( se kushtëzimi do të jetë pengesë sepse ne si Kosovës jemi të interesuar që të kemi paqe në Ballkanin Perëndimor”, tha Muja.
Në Odën Ekonomike të Kosovës ndërkaq, vlerësojnë se pengesë për përfitim nga Plani i rritjes së BE-së mund të jetë vetëm mospërmbushja e detyrave shtetërore.
“Kosova sipas numrit te popullsisë Kosova parashihet të përfitojë afër 1 miliardë pra mbi 900 milionë euro. Ky është një plan plan shumë konkret me hapa të qartë edhe me rregulla të lojes shumë të qarta që cdo shtet duhet t’i përmbahet në mënyrë që ë përfitojë nga ky plan. Për Kosovën dhe Serbinë është nëj kusht kusht që duhet bërë progres ne dialog por qëllimi i tërë planit është qe ks ti plotësojë standardet kriteret qe kërkohen qe një dite te bashkëngjitet be kështu qe ketu përfitojnë institucionet e vendit përfitojnë bizneset ekonomia e ks por me shumë qytetarët. Pengesë nuk shoh, duhet të jemi të kujdesshëm qe t’i përmbushin detyrat tona ne këtë rast s’mund t’i bllokosh te tjerët por vetëvetën dhe shuma që t’i nuk e shpenzon nuk mundesh me konsumu ajo shumë i ndahet vendeve t tjera prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm t’i përmbushim detyrat tona që shumën e mjeteve t’i shpenzojmë për investime në Kosovës”, tha Rafuna.
Plani i Rritjes do të mbulojë periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027. Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jepen si grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme./Rtv.21/Katror.info