katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Kurti për konstitumin e Kuvendit: I kemi tri javë kohë, më vonë nuk bën
    9 hours ago
    Presidentja Osmani kërkon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh
    9 hours ago
    SBASHK-u paralajmëron se shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme
    12 hours ago
    Haradinaj: Zhvillimet pas 30-ditëshit mund të jenë dramatike
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kopshti Zoologjik i Pragës përdor akull për të ndihmuar kafshët të përballojnë temperaturat ekstreme
    16 hours ago
    Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
    18 hours ago
    RLIOF me homazh muzikor për Nexhmije Pagarushën
    20 hours ago
    Nesër mbahet konferenca “Media Talk Day” në Prishtinë
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Victoria Beckham nënshkruan marrëveshje 10-vjeçare me Safilo Group
    13 hours ago
    Chelsea zyrtarizon transferimin e Joao Pedro nga Brighton
    15 hours ago
    Adelina Ismaili rikthehet me mini-albumin dedikuar gruas
    20 hours ago
    Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    2 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    2 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    3 days ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    4 days ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    7 days ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    1 week ago
    Gjipe dhe Grama mes plazheve më të bukura të Evropës për 2025
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Dua Lipa në “Glastonbury” vulos statusin e saj si yll botëror
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Dua Lipa në “Glastonbury” vulos statusin e saj si yll botëror

Last updated: 30/06/2024 8:24 PM
111 Shikime
Shpërndaje

Performanca e Dua Lipës të premten mbrëma si një prej pikave kryesore të festivalit “Glastonbury”, e vërteton dhe një herë statutin e saj aktual si një prej yjeve më të mëdha të pop-muzikës në botë

Sipas deklaratave intriguese që i bënte në skenë, ndërmjet këngëve të saj, pjesëmarrja e Dua Lipës si performuese kryesore në “Glastonbury” erdhi si rezultat i manifestimit nga fëmijëria. Këngëtarja me prejardhje kosovare thotë se qysh atëherë e kishte shkruar si një prej dëshirave më të mëdha të jetës interpretimin në skenën e madhe të festivalit, “Pyramid Stage”, dhe jo vetëm. Ajo madje kishte ëndërruar gjithmonë që performanca të jetë në natën e premte, në mënyrë që të mund ta kalonte fundjavën duke festuar. Dhe ja ku jemi sot, duke e shikuar një video të Duas teksa e nënshkruan emrin e saj në një panel xhami, bashkë me fjalët “GLASTO 24”.

Pavarësisht nëse besoni në gjëra të tilla si manifestimi i ëndrrave dhe dëshirave, Dua Lipa dukshëm ka kaluar kohë të gjatë duke e studiuar me kujdes dhe duke përvetësuar mënyrën se si funksionon një performancë e suksesshme në “Glastonbury”, dhe më pas i vë në përdorim informatat që ka mbledhur. Lajmi i pjesëmarrjes së saj në festivalin më të madh të muzikës në Britani të Madhe i befasoi shumë njerëz, veçanërisht pasi albumi i saj i fundit “Radical Optimism”, nuk arriti ta përsërisë suksesin e njëjtë global sikurse albumi i kaluar, i publikuar në kohë pandemie, “Future Nostalgia”.

Mundesh me e lexu edhe…

Presidentja Osmani kërkon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh

Megjithëkëtë, ajo tashmë e ka një inventar të hiteve të padiskutueshme, duke filluar nga “New Rules” e deri te bashkëpunimi me Elton Johnin, “Cold Heart”. Përveç kësaj, Dua është një nga ato artiste që e jep maksimumin në performancat e saj dhe kujdeset që gjithçka të jetë e përkryer dhe jo thjesht një tjetër koncert i transmetuar i muzikës pop në një fushë në Somerset apo një tjetër ndalesë e turneut botëror që ndodh të mbahet në një fermë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Performanca e Lipës vjen e ilustruar edhe vizualisht. Ka dhe mjete piroteknike –  aq shumë prej tyre e shoqërojnë këngën “Levitating” saqë të bën të mendosh se çfarë kanë rezervuar për këngën finale.

Megjithëse ia arrijnë ta tejkalojnë çdo parashikim. Gjithçka duket të jetë organizuar për kënaqësinë e publikut. Duket se synimi i vetëm i Duas në skenë është ta argëtojë turmën e pranishme.

Performanca e Lipës vjen e ilustruar edhe vizualisht. Ka dhe mjete piroteknike –  aq shumë prej tyre e shoqërojnë këngën “Levitating” saqë të bën të mendosh se çfarë kanë rezervuar për këngën finale

Një paraqitje po aq e këndshme ishte ajo e mysafirit të ftuar Kevin Parker nga bendi “Tame Impala”, i cili ka qenë një nga producentët e albumit të fundit të Duas. I veshur me xhinse dhe bluzë të thjeshtë, që ishte e kundërta e kostumeve të shkëlqyeshme të pop-yllit, Parker dhe Dua e performuan hitin e njohur të bendit, “The Less I Know the Better”, që aktualisht numëron 1.6 miliardë transmetime online.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Interpretimi i këngës “Hallucinate” bëri që disa nga përpjekjet më të fundit të Lipës të duken paksa të dobëta në krahasim. Kënga erdhi e mbushur me momente drithëruese, duke sjellë energji të jashtëzakonshme në skenë. Kjo mund të jetë një nga këngët më të mira të muzikës pop në këto vjetët e fundit. Ani pse hitet e reja të Lipës “Houdini” dhe “Trainin Season” janë të jashtëzakonshme, ato nuk krahasohen me “Hallucinate”. Albumi i fundit “Radical Optimism” i përmban edhe disa këngë më pak mbresëlënëse, siç janë “Happy for You” apo “These Walls”.

Kjo e fundit ishte kënga e vetme në albumin e lartpërmendur, e cila sugjeronte në mënyrë të paqartë ndikimin e muzikës pop nga Britani e Madhe, diçka që Dua e kishte përmendur gjatë para publikimit të “Radical Optimism”. Por, duke e dëgjuar në skenën e festivalit  “Glastonbury”, tingëllonte më shumë si ato këngët që shitën miliona kopje në vitet ‘90. Por, repertori i këngëtares për këtë mbrëmje ishte kuruar me aq sukses, duke i futur këngët më pak të popullarizuara në mes të disa prej hiteve më të pëlqyera nga publiku, sa vështir se vëreheshin. Gjithmonë vinte radha për një tjetër hit të zjarrtë, të tilla si “Levitating”, “Physical” apo “Illusion”.

“Është shumë, apo jo”, dëgjohet duke thënë Dua në një moment gjatë mbrëmjes, teksa vëzhgon turmën e madhe të njerëzve, të cilët për më tepër qëndrojnë të vendosur duke e shijuar performancën e këngëtares. Në asnjë moment nuk bie në sy ndonjë gjë që sinjalizon se publiku nuk është i kënaqur me interpretimin e një prej artistëve kryesorë të “Glastonburyt”. Mbrëmja e së premtes ishte një sukses i padyshimtë./The Guardian

Marrë nga koha.net

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    SBASHK-u paralajmëron se shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Haradinaj: Zhvillimet pas 30-ditëshit mund të jenë dramatike
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Trepça mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nderohet me çmimin ndërkombëtar “Iconic Women Award” në Dubai
TAGGED:Dua LipaGlastonburypeopletoptophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova, e pesta
Artikulli i ardhshëm Bellingham e Kane ia sigurojnë kualifikimin Anglisë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Victoria Beckham nënshkruan marrëveshje 10-vjeçare me Safilo Group

17 Shikime
PeopleSporti n'Katror

Chelsea zyrtarizon transferimin e Joao Pedro nga Brighton

19 Shikime
People

Adelina Ismaili rikthehet me mini-albumin dedikuar gruas

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?