Dua Lipa, këngëtare shqiptare me famë botërore së fundmi është bërë pjesë e fushatës “Grammy Museum”.
Fushata “Grammy Museum” fokuson edukimin muzikor dhe zgjerimin e programeve arsimore dhe komunitare dhe fondet që do të mbledhen në këtë fushatë, do të sigurojnë hyrje falas në Muzeun “GRAMMY” në qendër të LA, për të gjithë studentët, dhe akses të zgjeruar në programet e tyre të edukimit muzikor në të gjithë SHBA-në.
Më poshtë postimi i saj:
“Jam krenare që jam pjesë e fushatës @grammymuseum për edukimin muzikor në punën e tyre për të demokratizuar dhe zgjeruar programet e tyre arsimore dhe komunitare. Fondet e mbledhura do të sigurojnë hyrje falas në Muzeun GRAMMY në qendër të Los Anxhelosit për të gjithë studentët, dhe akses të zgjeruar në programet e tyre të edukimit muzikor në të gjithë SHBA-në. Absolutisht e emocionuar dhe e nderuar që po e bëj këtë punë me @billieeilish @brunomars @rosalia.vt dhe @shawnmendes.”