Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka njoftuar se kjo e fundit ka publikuar albumin e saj të tretë.
Përmes një njoftimi, ai është shprehur se nuk mund të ishte më krenar se kaq me të bijen.
“Radical Optimism” është titulli i albumit të fundit të këngëtares, i cili përfshin gjithsejt 11 këngë, dy prej të cilave janë publikuar më parë nga Dua, si ‘Houdini’ dhe ‘Training Season’.
“Radical Optimism” vjen si pasues i albumeve të mëparshme të suksesshëm të Lipës, “Dua Lipa” dhe “Future Nostalgia”, të cilat i kanë siguruar vendin e saj në skenën muzikore botërore./Katror.info