Dy këngëtaret e famshme botërore me prejardhje nga Kosova, Rita Ora dhe Dua Lipa kanë nisur një “garë” me postime sot në rrjetet sociale.
Ylli i hitit “Shine ya light” Riata Ora ka ndarë me më shumë se 16 milionë ndjekësit e saj në llogarinë e Instagramit një sërë imazhesh brenda të cilave ajo është shfaqur edhe e zhveshur në një vaskë të mbushur me ujë ngjyrë rozë.
“Banja rozë, verë, bletë dhe gjëra”, ka shkruar Ora në fotografitë e ndara me ndjekësit, teksa ka lënë pak vend për imagjinatë, duke mbledhur duart mbi gjoks shoqëruar me një kryqëzim këmbësh duke fshehur kështu me kujdes pjesët e saj intime.

Po në të njëjtën ditë ylli shqiptar Dua Lipa ka publikuar për 87 milionë ndjekësit e saj në Instagram një album me disa foto të shkrepura gjatë ditëve të fundit, në njërën prej të cilëve ka nxitur imagjinatën e ndjekësve.
Këngëtarja shqiptare shihet në vaskë totalisht e zhveshur teksa mban kufje.

Përgatiti:
