Në çdo kohë e në çdo vend, nëse pyet një marinar, se cila është anija më e bukur në botë, është e lehtë për të të përgjigjet: “Amerigo Vespucci”.
Pikërisht, kjo anije preku portin e Durrësit pasditen e së dielës, ku gjatë ditëve të qëndrimit tërhoqi vëmendjen e mijëra vizitorëve. Ajo u vizitua nga mbi 10,000 qytetarë.
Autoriteti Portual në Durrës shprehu mirënjohjen për punën e bërë nga ekipet operacionale dhe të Sigurisë Portuale.
E ndërtuar në vitet ‘20 në kantieret e Castellammare di Stabia, anija “Amerigo Vespucci “është kthyer në një shkollë lundruese që ka edukuar breza të tërë oficerësh.
- Advertisement -
Ajo ka kryer mbi 70 fushata trajnimi në mbarë botën. Prej vitit 1994 “Amerigo Vespucci” nuk kishte lundruar më në ujërat shqiptare.
APD njoftoi se anija ka vijuar sot lundrimin e tyre drejt destinacionit të radhës.


