Menaxherja e Eventeve në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Artina Hasani, dhe Drejtori i 3×3 Prishtina, Fisnik Juniku, kanë përfunduar me sukses Programin FIBA Time-Out 3.0, duke diplomuar të enjten në Mies, Zvicër, shkruan Katror.info.
Të dy u pajisën me Postgraduate Certifikatë në “Biznes dhe Menaxhment”, si dhe certifikatën për përfundimin e kursit “Biznesi në Sport” në kuadër të FIBA Manager Course, realizuar në bashkëpunim me “Northumbria Newcastle University”.
Ceremonia e diplomimit u mbajt në Patrick Baumann House of Basketball, me pjesëmarrjen e figurave të larta të FIBA-s, përfshirë Presidentin e FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, dhe Drejtorin Ekzekutiv të FIBA Evropës, Kamil Novak.
Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin profesional të përfaqësuesve të basketbollit kosovar, duke rritur kapacitetet menaxheriale dhe organizative në sportin e basketbollit në vend./Katror.info