Dy lojtarë shqiptarë janë bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Kroaci. Lindon Selahi, autor i katër ndeshjeve me kombëtaren shqiptare, u transferua verën e kaluar nga Twente te Rijeka.
Mesfushori 23-vjeçar shkëlqeu në fitoren 0-2 të Rijekës në fushën e Goricas, duke u bërë pjesë e 11-s më të mirë të javës në elitën e futbollit kroat, aty ku me meritë është përfshirë edhe Ermir Sahiti.
23-vjeçari me një të kaluar te Shqipëria U19 dhe U21, zgjodhi të përfaqësojë Kosovën në vazhdim, teksa debutoi me dardanët në muajin qershor. Sahiti zhbllokoi me një eurogol sfidën Hajduk Split-Varazdin (2-1). . Ky ishte goli i parë sezonal i shënuar nga ai.
