Mos harroni të shikoni në qiell këtyre ditëve për të parë fillimin e një fenomeni të rrallë, renditjen e 5 planeteve në qiellin ngjyrë hiri, shkruan CNN.
Duke filluar nga e premtja e kaluar 5 planetet, Merkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni do të renditen në një rend planetar.
Ky fenomen i rrallë nuk është parë që prej Dhjetorit të vitit 2004, dhe këtë vit distanca në mes Merkurit dhe Saturnit do të jetë edhe më e vogël sipas Sky & Telescope.
Vëzhguesit e yjeve duhet t’i keni në dorë dylbitë për të parë Merkurin në pamjen e pastërt të qiellit që nga fillimi i këtij muaji. Deri sa ditët shkojnë Merkuri do të bëhet edhe më i dukshëm dhe më i lehtë për ta parë, theksoi Diana Hannikainen – redaktore në Sky & Telescope.
Të gjitha planetet do të jenë të dukshme për syrin tonë, shtoi ajo.
Koha më e mirë për t’i parë të 5 planetet është 30 minuta para lindjes së diellit, tha Hannikainen.
Disa prej vëzhguesve të yjeve janë të entuziazmuar, përfshirë edhe Diana Hannikainen. Ajo udhëtoi nga shtëpia e saj në perëndim të Bostonit drejt qytetit bregdetar skaj Oqeanit Atlantik për t’u siguruar se do të ketë një pamje të mirë te këtj fenomeni.
Do të jem atje me dylbitë e mia për të parë nda linjda në jug dhe po lutem që të jetë një pamje e pastër,
tha Hannikainen.
Ju nuk keni pse nxitoni që të udhëtoni drejt vendeve të ndryshme për të parë më mirë këtë fenomen, sepse do të jete i dukshëm për të gjithë njerëzit anë e mbanë globit.
Vëzhguesit e yjeve në Hemisferën Veriore mund ti shohin planetet nga lindja në jug-lindje në horizon derisa ata në Hemisferen Jugore mund të shikojnë në horizon nga lindja në veri-lindj. E vetmja kërkesë është që qielli të jetë i pastër në drejtimin të planeteve të renditura.
Nëse zgjohesh dhe moti i ndryshueshëm e ka blloku qiellin, mos u shqetso theksoi Hannikainen.
Vetëm vazhdo të shikosh përgjatë muajit Qershor dhe në momentin që do ta kesh qiellin e hapur në ndonjë mëngjes, shko jashtë dhe kënaqu me pamjen,
tha ajo.