Biblioteka e famshme Gladstone në fshatin Harden të Uellsit është një atraksion i madh, në shumë aspekte është një vend i veçantë, sepse është e vetmja bibliotekë në Britaninë e Madhe ku lexuesit mund të flenë, transmetojnë mediat botërore.
Biblioteka mban emrin e politikanit të famshëm dhe katër herë kryeministrit të Britanisë së Madhe, William Ewart Gladstone (1809-1898), i cili zotëronte këtë ndërtesë dhe ia la trashëgim atdheut të tij.

Baza e bibliotekës në Harden është koleksioni i tij personal prej 32,000 librash, por ky numër u rrit me kalimin e kohës, kështu që tani ka më shumë se 150,000 tituj. Biblioteka në Uells u hap për publikun në 1894 dhe të ftuarit e parë kaluan natën atje në vitin 1906, shkruan Katror.info.

Ka 26 dhoma, një sallë leximi, sallone të rehatshme relaksi ku mund të bëni biseda dhe të pini çaj. Biblioteka përmban gjithashtu një restorant ku ofrohet ushqim i freskët gjatë gjithë ditës, dhe prona e gjerë e mirëmbajtur është ideale për të shijuar shëtitjet e gjata, siç raportojnë mediat e huaja. Mes vizitorëve ka libradashës të profileve të ndryshme, nga studentë, shkencëtarë, studiues, shkrimtarë e deri te turistët kureshtarë.

Biblioteka e Gladstone organizon ngjarje të ndryshme për vizitorët – vizita nga shkrimtarët, punëtori të shkrimit krijues. “Gledfest”, festivali ku organizohen lexime publike, leksione, shfaqje nga shkrimtarë të njohur dhe figura të tjera të botës së kulturës, mbahet tradicionalisht prej 10 vitesh në fillim të shtatorit. Këtë vit ai tubim në fshatin Harden u mbajt në dy ditë më 8 dhe 9 shtator.

Vajza e Gladstone, Mary Drew tha se babai i saj donte të ofronte “libra që nuk kishin lexues për ata lexues që nuk kishin libra”./Katror.info