Klubi i futbollit FC Barcelona e ka publikuar në TikTok një video të Robert Lewandowskit dhe Pablo Martín Páez Gavira (i njohur si Gavi) gjatë ceremonisë të Topit të Artë që u mbajt të hënën.
“Kaq shumë talent mes këtyre dyve”, ishte përshkrimi i videos së katalonasve në TikTok.
Por, ajo që merr vëmendjen është fakti se videoja përcillet me një remix të këngës shqipe “Habibi” e cila është bashkëpunim mes DjGimi-O, Ricky Rich dhe Dardan.
Lewandowski fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë, kurse Gavi çmimin e lojtarit më të mirë të ri.
Shiko videon më poshtë: