KB Peja ka mposhtur edhe skuadrën tjetër nga Bullgaria, Beroen në kuadër të Ligës Ballkanike (BIBL). Në duelin e luajtur të enjten në Stara Zagora, skuadra kosovare regjistroi fitore të thellë me shifrat 111:78.
Për Pejën, kjo është fitorja e dytë brenda dy ditësh në Bullgari në kuadër të BIBL-it. Një ditë më herët, pejanët triumfuan edhe ndaj skuadrës së Levskit.
Me këtë triumf, Peja ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me bilanc prej gjashtë fitoreve dhe vetëm një disfate deri më tani./Katror.info