Edhe sot në vendin tonë parashihen temperatura të larta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 dhe 18°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja./Katror.info