Edon Maxhuni karrierën do ta vazhdojë në elitën e basketbollit francez. Maxhuni 27-vjeçar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën e Pro A, Gravelines-Dunkerque. Ai ka luajtur edhe më herët në elitën franceze, ndërsa së fundi luajti me Karshiyakan në kampionatin turk.
“Gjatë verës mora disa telefonata, por në fund ishte e lehtë të zgjedhja Gravelines-Dunkerque, pasi trajneri Jean-Christophe Prat më ka ndjekur për kaq shumë kohë dhe e njeh shumë mirë stilin tim të lojës. Franca ka qenë një vend i mirë për mua për të jetuar dhe luajtur”, tha Maxhuni, shkruan Koha.
Ai është pjesë e Përfaqësueses së Finlandës./Katror.info