Ylli i Kosovës dhe Lille, Edon Zhegrova është dribluesi më i mirë në top pesë ligat evropiane deri tani në sezonin 2024/25.
Zhegrova është njëri nga lojtarët e momentit në futbollin evropian, pasi paraqitjeve fantastike me klubin francez të Ligue 1, Lille.
Sulmuesi anësor kosovar ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje në të gjitha garat, por kjo nuk është statistika e vetme pozitive e tij.
25-vjeçari nga Prishtina është dribluesi më i mirë në top pesë ligat evropiane deri tani në edicionin 2024/25.
Sipas faqes ThePopFoot, Zhegrova në këtë sezon ka realizuar 28 driblime të suksesshme nga 52 tentativa, duke lënë pas vete emra të mëdhenj të futbollit evropian.
Në vendin e dytë gjendet Mohammed Kudus me 26 driblime, i pasuar nga Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal me nga 24 driblime dhe Florian Wirtz në vendin e pestë me 20 driblime të suksesshme./Katror.info