katror.info
Notification
Postimet e fundit
Dita e Buzëqeshjes- Fëmijët në Lezhë shpërndajnë pozitivitet te qytetarët
Lajme të mira
106-vjeçare nga Filipinet, modelja më e vjetër e kopertinës së famshme Vogue
Kuriozitet
Bebe Rexha lanson këngën e re “Call On Me”
People
Euronews: Shqipëria vendi i përzgjedhur evropian i gjelbër i muajit
Lajme të mira
Messi mahnitet nga gjesti i shokut të skuadrës, i cili bëri tatuazh yllin argjentinas
Sporti n'Katror
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    9 months ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    5 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Dita e Buzëqeshjes- Fëmijët në Lezhë shpërndajnë pozitivitet te qytetarët
    55 mins ago
    Euronews: Shqipëria vendi i përzgjedhur evropian i gjelbër i muajit
    2 hours ago
    Përurohet projekti “Rrugët për Fëmijë” pranë shkollës ‘Elena Gjika’ në Prishtinë
    5 hours ago
    Bertila Bruka emërohet “Studiuese e Guvernatorit STEM” në Instituti i Teknologjisë ‘Stevens’
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    10 months ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    10 months ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha lanson këngën e re “Call On Me”
    2 hours ago
    Filharmonia e Kosovës sonte performon në qytetin e Gjakovës
    6 hours ago
    Dafina Zeqiri shumë shpejt sjell kangën e radhës
    6 hours ago
    Publiku në pritje të filmit “Dungeons and Dragons”
    8 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    10 months ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    10 months ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Elon Musk ha për çdo mëngjes një ‘donut’ dhe shprehet se “është akoma gjallë”
    19 hours ago
    Elon Musk është tani personi më i ndjekur në Twitter
    1 day ago
    Elon Musk bën thirrje të pezullohet zhvillimi i sistemeve të inteligjencës artificiale
    2 days ago
    Twitteri së shpejti bëhet me pagesë për abonentët
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    10 months ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    10 months ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    6 months ago
    Postimet e fundit
    Kek çokollate pa miell; keku që secilën ditë ta ndreçë
    3 hours ago
    Karkaleca me hudhër dhe limon, kush i provon ma s’i ndrron
    10 hours ago
    Smoothie me manaferra dhe mollë, për t’premtet e mbara
    12 hours ago
    Shoqnoji drekat e darkat me sallatën e përzier me super-zarzevate
    1 day ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    5 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    6 months ago
    Postimet e fundit
    Treni me shpejtësi të lartë që “shkurton” shkretëtirën saudite
    11 hours ago
    Njihuni me 10 destinacionet më të mira për 2023, mes tyre Kosova e Shqipëria
    2 days ago
    Gjeneva, qyteti që mban një sërë rekordesh botërore dhe evropiane
    3 days ago
    “Mrekullitë e Shqipërisë” shfaqen në kanalin britanik Channel 14
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • sq Albanian
    sq Albanianen English
Duke e lexuar: Edukata bilinguale: Si rriten fëmijët mes dy ose më shumë gjuhëve?
Shpërndaje
katror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Edukata bilinguale: Si rriten fëmijët mes dy ose më shumë gjuhëve?
Life Style

Edukata bilinguale: Si rriten fëmijët mes dy ose më shumë gjuhëve?

Last updated: 14/03/2023 8:02 AM
15 Shikime
Shpërndaje
Foto: Westend61/Imago
Shpërndaje

Gjithnjë e më shumë fëmijë mësojnë dy ose më shumë gjuhë njëkohësisht. Si funksionon edukimi shumëgjuhësh, pse ai nuk varet nga strategjia perfekte dhe madje edhe përzierja e gjuhëve është e lejuar.

Enrique dy vjeç e gjysmë është ulur në dyshemenë e dhomës së ndenjes, hunda e tij e vogël del mbi një libër me figura me trekëndësha, rrathë dhe katrorë shumëngjyrësh. “Où est le treangle rouge?” pyet nëna e tij Chloé në frëngjisht, “Ku është trekëndëshi i kuq?” “Ici!” përgjigjet Enrique, ndërsa prek trekëndëshin e kuq me gisht dhe i dhuron nje buzeqeshje nënës së tij. “¿Dónde está el círculo amarillo?” pyet babai i tij Juan në spanjisht, “Ku është rrethi i verdhë?” “Aquí!” thërret Enrique, shkruan Deutsche Welle.

Ashtu si Enrique, gjithnjë e më shumë fëmijë në mbarë botën rriten duke folur dy ose më shumë gjuhë në të njëjtën kohë. Francezja Chloé Koers-Bourrat dhe spanjolli Juan Koers jetojnë me djalin dhe vajzën tetë muajshe Alice në afërsi të Madridit. Ashtu si shumë çifte multikulturore, prindërit duan, që fëmijët e tyre të mësojnë të dyja gjuhët.

Mundesh me e lexu edhe…

Foto: Games Radar

Filmi “I’m Legend 2” në kinema vitin e ardhshëm

Çështje e strategjisë së duhur?

- Advertisement -

Që të ketë sukses, Chloé flet pothuajse vetëm frëngjisht me dy fëmijët, ndërsa Juan flet thuajse gjithmonë spanjisht. Ata flasin spanjisht mes tyre – gjuhën e tyre të përbashkët familjare. Ekspertët e quajnë këtë qasje “One person, one language”, e përkthyer “Një person, një gjuhë”. Kjo është një nga disa metodat, të cilat janë afirmuar  në edukimin multilingual.

Te familja e Yeliz Gëcmez nga Frankfurti gjërat janë pak më ndryshe. Të dy Yeliz dhe burri i saj kanë lindur në Turqi. Në shtëpi ata flasin turqisht, gjuhën e tyre amtare, me dy vajzat e tyre, Melissa (7) dhe Mila (4). “Jashtë”, pra në çerdhe, në shkollë dhe në kohën e lirë, fëmijët flasin gjermanisht”, thotë nëna Yeliz. Ekspertët shpesh këtë qasje e quajnë “shtëpia brenda kundrejt ambjentit jashtë”.

- Advertisement -

Ekziston edhe metoda e bazuar në aktivitet, për shembull: kur hanë anëtarët e familjes flasin arabisht për shembull, dhe frëngjisht ndërsa luajnë. Ose metoda e kufizuar në kohë: Kur vishemi dhe hamë mëngjes flasim gjuhën kineze, gjermanisht në mbrëmje.

Chloé Koers-Bourrat dhe spanjolli Juan Koers me dy fëmijët alice 8 muajshe dhe Enrique 2 vjeç | Foto: DW

Nxiteni fëmijën të flasë sa më shumë

Shumë prindër pyesin veten, se cila metodë është më e mira dhe si mund ta zbatojnë të gjithën sa më me rigorozitet. Megjithatë hulumtimet tregojnë se kur bëhet fjalë për arsimin shumëgjuhësh, nuk varet e gjitha nga strategjia e përsosur. “Por ka të bëjë me stimulimin e gjuhës së fëmijës sa më shpesh dhe sa më shumë të jetë e mundur,” thotë Wiebke Scharff Rethfeldt, profesore e terapisë së të folurit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Bremen. Kjo do të thotë, të bisedoni me fëmijët sa më shumë që të jetë e mundur, për shumë tema të ndryshme.

Prindërit nuk duhet të vendosin një rregull të rreptë, se cila gjuhë përdoret. Por duhet të zgjedhin gjuhën ose gjuhët, në të cilat ndihen më rehat dhe në të cilat mund të flasin më së shumti. “Mund të jetë gjuha amtare, por jo patjetër”, thotë Scharff Rethfeldt.

Kështu edhe familjet Koers-Bourrat dhe Gëcmez kanë zgjedhur gjuhët e tyre: “Frëngjishtja dhe spanjishtja janë gjuhë, që ne thjesht i ndjejmë më të natyrshme dhe në të cilat ne automatikisht flasim me fëmijët,” thotë Juan. “Turqishtja është gjuha në të cilën ne mund të shprehim më së miri ndjenjat tona”, thotë Yeliz.

Shprehja e ndjenjave, ngushëllimi dhe përcjellja e afërsisë janë elementare, thotë Scharff Rethfeldt: “Sepse nuk është fjala për të vepruar si mësues i gjuhës, por si prind që ndërton një lidhje emocionale me fëmijën”, thotë logopedja.

- Advertisement -
Mesim dygjuhesh ne ALASE | Foto: DW

Jini fleksibël dhe bëni përjashtime

Prindërit nuk duhet të qëndrojnë gjatë gjithë kohës në gjuhën ku ndjehen mirë. “Ndarja e vazhdueshme e gjuhëve korrespondon me një mendësi njëgjuhësore, monokulturore. Kjo nuk i përshtatet më botës së sotme”, shpjegon Scharff Rethfeldt. Në vend të kësaj, familjet duhet të jenë fleksibël dhe të ndryshojnë gjuhën, kur lind nevoja. Kjo i lehtëson prindërit dhe fëmijët e ruajnë kënaqësinë e mësimit të gjuhës.

Edhe familja Koers-Bourrat devijojnë nga rregullat e tyre herë pas here kur e kërkon situata. “Për shembull kur nëna e Chloé vjen për vizitë nga Franca, flas edhe unë frëngjisht”, thotë Juan. “Ose kur takohemi me miqtë në Madrid, edhe unë flas atëherë spanjisht me Enriquen, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë dhe të marrin pjesë në bisedë”, shton Chloé.

Juan dhe Chloé i flasin të dyja gjuhët pothuajse perfekt dhe rrallë bëjnë gabime në gjuhët e tyre të dyta respektive. “Por edhe gabimet nuk janë dramatike”, shpjegon logopedja Scharff Rethfeldt. “Fëmijët janë nxënës shumë të aftë të gjuhës. Ata janë në gjendje të mësojnë rregullat e duhura gramatikore, edhe nëse herë pas here dëgjojnë fjali të pasakta.”

- Advertisement -

Një situatë e përafërt është edhe te familja Gëcmez. Gjatë telefonatës me DW njëra nga vajzat për shembull pyet në sfond diçka në turqisht. Mirëpo nëna e saj Yeliz i përgjigjet gjermanisht, sepse gjithsesi duke dhënë intervistën është në rrjedhën e gjuhës gjermane.

“Në shtëpi ne i marrim fëmijët vazhdimisht me vete në ishuj gjuhësorë,” thotë Yeliz. “Atëherë ne u lexojmë vajzave tona një libër në gjermanisht, për shembull, ose dëgjojmë këngë për fëmijë në gjermanisht, megjithëse flasim turqisht pjesën tjetër të ditës.”

Përzierja e gjuhëve lejohet

- Advertisement -

Ndodh gjithashtu që një fjalë gjermane të shfaqet në një fjali në gjuhën turke. “Në jetën e përditshme nuk mund të ndash 100 për qind”, thotë Yeliz. Logopedët tani pajtohen, se përzierja e gjuhëve është krejtësisht e lejueshme. Sepse fëmijët e dinë, se cila fjalë i përket cilës gjuhë. Ata mësojnë që në barkun e nënës të dallojnë gjuhët sipas tingujve të tyre.

“Kjo është shumëgjuhësi. Përzierjet gjuhësore janë pjesë e saj, dhe kjo nuk është aspak e keqe”, thotë Scharff Rethfeldt. “Me këtë ne i tregojmë fëmijës: Shiko, unë jam gjithashtu shumëgjuhësh, mund të xhongloj me gjuhët dhe të kaloj nga njëra te tjetra. Kjo është diçka pozitive, një aftësi që më karakterizon mua, dhe ty po ashtu.”

A ka edhe disavantazhe një edukim shumëgjuhësh?

Vazhdon të rezistojë miti, që fëmijët fillojnë të flasin më vonë, apo madje u krijohen edhe probleme me zhvillimin e gjuhës. Por kjo është hedhur poshtë prej kohësh: “Çrregullimet e zhvillimit të gjuhës janë të lindura dhe nuk shkaktohen nga shumëgjuhësia”, thotë logopedi Scharff Rethfeldt. Rreth tetë për qind e fëmijëve kanë një çrregullim të tillë – kjo vlen si për fëmijët njëgjuhësh dhe për ato shumëgjuhësh. Problemi është se tek këta të fundit i jepet faji shumëgjuhësisë.

Megjithatë mund të duhet pak më shumë kohë, që një fëmijë t`i flasë të dyja gjuhët në të njëjtin nivel me një fëmijë njëlingual të së njëjtës moshë. Kjo nuk është për shkak se zhvillimi i gjuhës është ngadalësuar, por sepse i duhet më shumë kohë një fëmije dygjuhësh për të marrë të njëjtin input në një gjuhë.

Qasje në dy kultura

Një edukim shumëgjuhësh vend të disavantazheve ka shumë avantazhe për të gjithë familjen. Për shembull, vajzat e Yeliz, Melissa dhe Mila mund të komunikojnë pa problem me gjyshen dhe gjyshin, kur familja shkon në Turqi për pushime. “Gjuha turke është si një urë drejt gjyshërve”, thotë Yeliz. “Ai që është në gjendje të komunikojë në më shumë se një gjuhë, fiton akses në një kulturë dhe mënyrë jetese tjetër”, thotë logopedja Scharff Rethfeldt.  “Kjo ju bën më të prirur, që të reflektoni mbi perspektivat tuaja.”

Një avantazh tjetër: Nëse fëmijët tashmë flasin dy gjuhë, është shumë më e thjeshtë për ta që të mësojnë një gjuhë të tretë apo edhe më tej. “Fëmijët që rriten me dy gjuhë e dinë, se shprehjet në një gjuhë tjetër nuk mund të përkthehen një për një,” thotë Scharff Rethfeldt. Kështu që mund të përshtaten më lehtë me një gjuhë të re.

Këtë e ka vënë re edhe Yeliz Gëcmez. “Kohët e fundit kemi pasur një au pair në shtëpi, e cila flet anglisht me fëmijët,” thotë ajo. Vajza e vogël Mila e ka përthithur gjuhën e re si një sfungjer. “Ajo flet madje me fjali të plota, për shembull me ‘because’ apo ‘but’. Kjo ishte një surprizë shumë e bukur për ne.”/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Dita e Buzëqeshjes- Fëmijët në Lezhë shpërndajnë pozitivitet te qytetarët
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    106-vjeçare nga Filipinet, modelja më e vjetër e kopertinës së famshme Vogue
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Bebe Rexha lanson këngën e re “Call On Me”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Euronews: Shqipëria vendi i përzgjedhur evropian i gjelbër i muajit

TAGGED: dygjuhesi, Femijet, Lifestyle
Arsim Buxhovi March 14, 2023
Shpërndaje
Facebook TwitterEmail Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Live For Music 5 fakte për “Swim Good” nga Frank Ocean
Artikulli i ardhëshëm Gjest i bukur nga Lady Gaga – nxitoi për të ndihmuar fotografin që u rrëzua në tapetin e “Oscars”
Komenti juaj Komenti juaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

katror.info

Break the bad news habit :) Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror!

katror.info
SHARE/SHPËRNDAJE në përkrahje të punëve të m SHARE/SHPËRNDAJE në përkrahje të punëve të mira vullnetare 🙂
#AktivizmiQytetar #katrormedia #lajmetemira #AnisaIsmaili
Anisa Ismaili: Në këtë kaos që po jetojmë kud Anisa Ismaili: Në këtë kaos që po jetojmë kudo ne botë ka humb njerzillëku... SHARE/SHPËRNDAJE në përkrahje të punëve të mira vullnetare 🙂

#katrormedia #lajmetemira #aktivizmiqytetar #anisaismaili
A keni dashtë edhe ju me bo punë të vogla e të A keni dashtë edhe ju me bo punë të vogla e të mira me dashni të madhe? 😍
Aktivistja @xhezide_selimi Selimi po i mbushë dhe zbukuron qytetet me mini-biblioteka plot me libra 📚☺️

#AktivizmiQytetar Edicioni 2️⃣ i plotë ⤵️

#AktivizmiQytetar #katrormedia #lajmetemira #xhezideselimi
#AktivizmiQytetar Aktivistja @xhezide_selimi po i #AktivizmiQytetar
Aktivistja @xhezide_selimi po i mbushë dhe zbukuron qytetet me mini-biblioteka publike 📚🏙

Libra e literaturë të ndryshme dhe pa pagesë për të gjithë ☺️

#AktivizmiQytetar #katrormedia #lajmetemira #xhezideselimi
#prishtinajone 💙 Pemët që i duhen secilit q #prishtinajone 💙 

Pemët që i duhen secilit qytet 🙂
Një dhuratë nga Kopenhaga 🇩🇰 credits: Cla Një dhuratë nga Kopenhaga 🇩🇰

credits: Claudio Ciardi / Copenhagen
Më shumë Follow us
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info

Welcome Back