Boksierja Donjeta Sadiku dhe atleti Muhamet Ramadani sonte do të bëjnë parakalimin me flamurin e Kosovës, në ceremoninë hapëse të edicionit të tretë të Lojërave Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023.
Ceremonia, e cila do të mbahet në stadiumin “Henryk Reyman” të Krakowit, në Poloni, fillon nga ora 21:00.
Këtë e bëri të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës. /Katror.info