Ekuipazhi ruso-amerikan është nisur me raketën “Soyuz” drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, duke lënë mënjanë tensionet.
Kozmonautët e Roscosmos Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub dhe astronauti i NASA-s Loral O’Hara u ngritën nga Kazakistani.
Ngritja u bë pasi misioni i parë hënor i Rusisë në gati 50 vjet dështoi muajin e kaluar, por kësaj here u realizua në bashkëpunim me amerikanët.
Stacioni orbital është një vend i rrallë për bashkëpunim midis SHBA-së dhe Rusisë, lidhjet e të cilëve u prishën pasi Moska nisi ofensivën e saj në Ukrainë vitin e kaluar, përcjell Top Channel.
Ekuipazhi rus, përkatësisht njëri prej kozmonautëve, aludoi për tensionet gjatë një konference për shtyp para fluturimit, duke thënë se “ndryshe nga në tokë” ata kujdeseshin për njëri-tjetrin në hapësirë.
Ndër të tjera anëtari austonauti amerikan i NASA-s vlerësoi se dëshira për të zbuluar më shumë rreth hapësirës ka bërë që të ketë bvashkëpunim shumë të lartë mes tyre.
Misioni Luna-25 i muajit të kaluar ka pasur për qëllim të shënonte kthimin e Rusisë në eksplorimin e pavarur të Hënës përballë problemeve financiare dhe skandaleve të korrupsionit, përfshirë izolimit të saj në rritje nga Perëndimi./Katror.info
Përgatiti:
