Sopranoja me famë botërore, Elbenita Kajtazi, ka ndarë momente nga performanca e saj e suksesshme në Hamburg, përcjell albinfo.ch.
Shfaqja e fundit e ka entuziazmuar, duke e postuar edhe në rrjetet sociale, ku Kajtazi njoftoi se shfaqja e dytë “La Traviata” përfundoi me shumë sukses, duke treguar se ajo mori një “standing ovation” nga publiku.
“Shfaqja e dytë La Traviata në Staatsoper Hamburg mbaroi me shumë sukses dhe me standing ovation, sa kënaqësi me qenë në Hamburg përsëri mbas gati një viti. Sot kom pas fatin me e pas Mirjetën, motrën time, mbrapa skenëS dhe si rezultat kam disa video dhe foto të mrekullueshme që do i ndaj me ju në ditët e ardhshme”, shkruan ajo./Katror.info