Rolls-Royce prezantoi një edicion ekskluziv të modelit Black Badge Ghost, të quajtur Ekleipsis, me frymëzimim që u gjet në eklipsin e Diellit.
Ky model do të prodhohet në vetëm 25 ekzemplarë të cilët tashmë janë të shitur. Do të ketë një të jashtme dhe të brendshme unike, dhe siç mund ta merrni me mend, trupi është i veshur me një “pigment të veçantë pluhuri” që jep një efekt të veçantë vizual nën dritë.
Pjesa e brendshme është e veshur me lëkurë të zezë dhe mandarinë, ndërsa pulti përmban një ekran eklipsi diellor me 1846 yje të stampuar me laser, të cilit iu deshën më shumë se 100 orë për t’u krijuar.
Ora analoge është e zbukuruar me një diamant brilant 0,5 karatësh, dhe ka pragje anësore të ndriçuara.
Megjithatë, dominimi absolut i shkon animacionit të eklipsit diellor në “qiellin” e makinës sa herë që mbyllet dera dhe ndizet motori, i cili zgjat 7 minuta e 31 sekonda – kohëzgjatja më e gjatë e mundshme e një eklipsi aktual diellor.
Për sa i përket pjesës teknike, është një motor V12 me 6.75 litra me dy turbo me 592 kuaj fuqi, me katër rrota dhe një kambio automatike me tetë shpejtësi. /Katror.info