Data e fillimit të transmetimit të Big Brother VIP Kosova po afron. Klan Kosova ka paralajmëruar për një varg surprizash, që sipas tyre nuk kanë mbaruar ende. Ata e kanë shpalosur befasinë e radhës për spektaktin që fillon mbrëmjen e së hënës më 5 dhjetor.
“Për t’i diskutuar ngjarjet në detaje dhe çdo gjë tjetër rreth Big Brother VIP Kosova, për ju do të përkujdeset prezantuesja e njohur, Elita Rudi. Moderatorja Elita Rudi, e cila e ka dëshmuar vetën në sferën televizive duke rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar, do të vijë pranë jush me emision special dedikuar edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova,” ka njoftuar televizioni në platformën e tij online.
Me panele të ndryshme të të ftuarve, përfshirë edhe të eliminuarit e javës nga formati, nën drejtimin e Elitës, të dielave, të gjitha ngjarjet brenda shtëpisë më të famshme pritet të trajtohen e komentohen në 360 gradë.
Big Brother VIP Kosova nis rrugëtimin nga data 5 dhjetor në Klan Kosova dhe ArtMotion.