Po vazhdojmë me njërin prej reperëve ma të njohur dhe ma kontravers të tana kohnave. Reperin Eminem e njohim përmes personazhit të tij “Slim Shady”, që është njëra nga alter egot e tij, bashkë me nickname-in e tij, Eminem dhe si dhe emrin e tij të vërtetë, Marshall Mathers.
Në kangën, “The Real Slim Shady” reperi pamëshirshëm i atakon kritikët e tij, përmes tekstit i cili përmban shumë referenca të kulturës pop dhe artistëve të famshëm, shkruan Songfacts.

Ideja e kangës “The Real Slim Shady” ishte menduar të jetë një parodi e këngëve stereotipike pop, duke vënë në pah ndikimin e fuqishëm që Eminem kishte në pop dhe në kulturën mainstream.
Si erdhi deri te kanga?
Nga puna e madhe e bërë në albumin “The Marshall Mathers LP”, Eminem ishte i lodhur dhe ishte gati ta linte albumin ashtu siç ishte dhe të përdorte kangën “The Way I Am” si kënga kryesuese. Kompania e tij diskografike nuk e lejoi këtë të ndodhte, kështu që lindi kanga “The Real Slim Shady”, si kánga e fundit e albumit. Kánga u publikua më 14 prill 2000.
- Kanga u kompozua dhe shkrua nga Eminem, reperi Dr. Dre, Tommy Coster dhe Mike Elizondo.
- “The Real Slim Shady” u bë kanga kryesuese e albumit “The Marshall Mathers LP”.
Përpos kritikave rreth kulturës pop dhe muzikës pop të vitit 2000, Eminem, në stilin e tij të pafalshëm të repit i ofendon hapur personazhet e famshme si Pamela Anderson, Christina Aguilera, Britney Spears, Will Smith dhe grupin ikonik të djemve NSYNC, shkruan Story Of Song.
Kathy Griffin, e cila shfaqet në video, është zëri krejt në fillim që thotë: “Slim Shady i vërtetë le të ngrihet në këmbë?” Me këtë referencë, Eminem tenton të tregoj se ekziston një grup i madh Eminemësh fake, saqë është e vështirë të dallohet i vërteti. Kështu që iu desh ta bënte dallimin.
- Eminem e performoi kangën në vitin 2000, në MTV Video Music Awards, duke fituar çmimet për videon e vitit dhe videon më të mirë në kategorinë e artistëve meshkuj.
Teksti është ofendues, gjë që bëri që gjatë transmetimeve të versioneve, teksti kryesisht të redaktohet.
- Albumi i tij paraardhës, “The Slim Shady LP”, ia fitoi Eminem çmimin Grammy për albumin më të mirë të zhanrit rap.
Kanga “The Real Slim Shady”, pati rezultate të jashtëzakonshme edhe në top-lista.
- Kur u publikua u radhit në vendin e parë në katër vende: Islandë, Irlandë, Skoci dhe në Listën e solove në Mbretërinë e Bashkuar.
Kanga vazhdoi të korrte suksese edhe në vitin 2001, duke fituar “Outstanding National Single” në Detroit Music Awards dhe “Best Rap Solo Performance” në çmimet Grammy.
Tekstin e plotë mund ta gjesh k’tu.
Nesër ditë e re e kangë e re… 🙂