katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Lansohet shërbimi i ri për të huajt në platformën eKosova
    1 hour ago
    Kosova merr kryesimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor
    2 hours ago
    Nesër përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit
    3 hours ago
    Mot me diell, temperaturat deri në 29 gradë
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ambasada e SHBA: 12 qershori 1999, pikë kthese historike për Kosovën
    47 minutes ago
    Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës
    58 minutes ago
    KFOR shënon “Javën e KFOR-it” në Ferizaj në bashkëpunim me të rinjtë vendorë
    2 hours ago
    Hapet panairi i 25-të i librit në Prishtinë: “Inteligjenca rrjedh nga libri”
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Marigona Qerkezi debuton në Royal Opera House në Londër
    2 hours ago
    Trump thotë se ka arritur marrëveshje tregtare me Kinën
    17 hours ago
    “Kosova në tinguj” në Japoni nga Kuarteti harkor i Filharmonisë së Kosovës dhe sopranoja Adelina Paloja
    19 hours ago
    Turneu “Cowboy Carter”, Beyonce dhuron bileta falas për familjet në nevojë në Londër
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    16 hours ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    3 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    7 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    7 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    2 hours ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    22 hours ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ennio Morricone, kompozitori që definoi karaktere në filma
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Ennio Morricone, kompozitori që definoi karaktere në filma

Last updated: 03/03/2024 11:54 AM
215 Shikime
Shpërndaje
Foto: EPV

Nga vitet 1890 deri në vitet 1920, filmat pa zë u shoqëruan me muzikë nga gramafoni ose të interpretuar nga muzikantë të drejtpërdrejtë. Ashtu si në teatrin e Greqisë së Lashtë dhe të Rilindjes Angleze, muzikantët do të improvizonin së bashku me filmin, ose do të performonin muzikë klasike që i përshtatej humorit dhe situatës në film, ndërsa filmi shkonte.

Vitet 1930 dhe 1940 ishin një periudhë unike në histori. Pavarësisht se ishte një kohë lufte dhe krize ekonomike, bota ishte e gjallë me inovacione dhe kreativitet. Në filmat komedi, aksion, dramë e muzikalë, muzika e filmit filloi të evoluonte, me partiturat orkestrale të kompozuara për t’u përshtatur me emocionet e vetë filmave.

Gjysma e dytë e shekullit të 20-të solli një rishikim të idesë së muzikës së filmit. Kompozitorët simfonikë të xhazit/pop si Maurice Jarre, Henry Mancini, Elmer Bernstein, Ennio Morricone, John Williams e gjetën veten duke shkruar për film, duke e çuar muzikën e filmit të Hollivudit në një drejtim tjetër nga tingulli dhe roli i mëparshëm i muzikës filmike.

Mundesh me e lexu edhe…

Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës

Kompozitori italian i kolonës zanore, Ennio Morricone, ishte një mjeshtër i ambientit dhe suspensit, kolonat zanore të të cilit mbështeteshin në ritme luftarake, por të ngadalta, melodi ndjellëse (shpesh të kënduara nga vokale klasike), që përzienin tone ekzotike dhe pothuajse të shenjta me një ndjenjë të fort nostalgjie dhe fatalizmi. Përveç orkestrës ai preferonte të theksonte timbrin e instrumenteve individuale (veçanërisht harmonikën, trumpetën dhe kitarën) dhe vokalet mbresëlënëse. Ai e aplikoi këtë stil të ashpër në një zhanër mjaft të parëndësishëm, “Spageti westerns” të Sergio Leones; “A Fistful of Dollars” (1964), For A Few Dollars More” (1965) dhe “The Good, the Bad and the Ugly” (1966). Morricone ngrit nivelin e kolonës zanore me epin e famshëm “Once Upon A Time In The West” (Njëherë e një kohë në Perëndim) (1968),  ku stili i tij iu afrua operës klasike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bashkëpunimi i tij me Sergio Leone konsiderohet si bashkëpunimi më i suksesshëm i një kompozitori dhe një regjisori. Morricone shkroi muzikën për të gjithë filmat në të cilët Leone ishte përfshirë si regjisor ose producent.

Filmat e Sergio Leones mbështeten shumë në muzikë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për partiturën ikonë të “The Good, The Bad, and The Ugly”, apo uverturën e “Once Upon A time In The West”, shumë nga filmat dhe mesazhet e tij u përcaktuan nga partiturat e Morricone.

Në fakt, Leone dikur pat thënë: “Unë gjithmonë kam thënë se dialogu dhe skenaristi im më i mirë është Ennio Morricone”.

Leone donte që filmat e tij të preknin vërtet natyrën lirike të muzikës. Ai donte që partitura jo vetëm të drejtonte audiencën, por edhe skenarin, regjinë dhe aktorët. Pra, në vend të procesit tradicional, Leone kërkonte që Morricone të shkruante partiturën muzikore para se të fillonte skenarin. Rezultati më pas do të ndikonte në shkrimin e skenarit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe shpesh herë kur vinte koha për të xhiruar, Leone lëshonte kompozimet e Morricones gjatë xhirimeve për aktorët, kamerat dhe tërë stafin në set, në mënyrë që kuadrot e xhiruara të fitonin elemente koreografie. Shpesh herë Leone kohëzgjatjen e kuadrove ia përshtaste kohëzgjatjes së komponimit origjinal pa editimin e saj në mënyrë që adrenalina e situatës të mbetet autentike, dhe kështu muzika caktonte lëvizjet e aktorëve dhe lëvizjet e kamerës me muzikën.

Ennio Morricone dhe Sergio Leone

Në këtë mënyrë gjithçka sinkronizohej për publikun dhe aktorët. Ata mund ta lënin muzikën të informojë performancën e tyre dhe të kanalizojë emocionet për veten e tyre. Kjo do të thoshte se të gjithë të përfshirë në proces po dëgjonin muzikën. Kjo i bëri filmat e Leones më koheziv.

Në një intervistë për Cinephilia Beyond, Leone përshkroi se si dhe pse e detyronte Morricone të shkruajë partiturat e tij edhe para se të shkruante skenarin e tij:

“Nga Ennio kërkoj tema që i veshin personazhet me karaktere të caktuar. Ai asnjëherë nuk ka lexuar një skenar timin për të kompozuar muzikën, sepse shumë herë ai e ka kompozuar muzikën para se të shkruhet skenari. Ajo që bëja unë ishte t’i jepja sugjerime dhe t’i përshkruaja atij personazhet dhe situatat, mandej ai komponon dhe regjistron me një orkestër të vogël – dhe pastaj e dëgjojmë. Dhe më pas vazhdojmë te skenari. Unë nuk hyj në detaje me të. Unë i jap atij ndjesinë dhe sugjerimet e personazheve,” thoshte Leone.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në këtë mënyrë Leone dhe Morricone kanë krijuar disa nga personazhet dhe skenat më karakteristike në historinë e filmit, të cilët janë kopjuar, imituar, frymëzuar karaktere e filma tjerë të ngjashëm me mijëra herë.

Me gjithë suksesin maramendës të mëvonshëm të Clint Eastwood, si aktor regjisor, skenarist etj. Eastwood dhe karakteri i tij i një burri vrasës por i ndershëm me fytyrë të çeliktë do të identifikohet te muzika e Morricones nga “Good Bad And Ugly” sado që Charles Bronson e kishte talentin e padiskutueshëm, karakteri i tij i një hakmarrësi me harmonikë do të asocijojë  me komponimin e Morricones  “A Man With Harmonika” dhe pa dyshim, Claudie Cardinale, aktore ndër më emimnente të gjeneratës së saj, por brishtësinë edhe forcën për vendosmërinë e saj të mbijetojë në perendimin e egër e definon muzika e Morricones me uverturën e “Once Upon A time in The West”, Henry Fonda si zuzar, Jason Robards si bandit, definohen nga kolonat zanore në epin e famshëm.  

Bashkpunimi i fundit mes Leone dhe Morricone ishte “Once Upon A Time in America”, filmi katër-orësh (1984), me Robert De Niro dhe James Woods ku Muzika e Morricone, dhe mjeshtëria e Leone e shndërrojnë filmin në një meditim të thellë mbi një aspekt tjetër të mitologjisë popullore amerikane, krimin e organizuar, rolin e lakmisë dhe dhunës dhe bashkëjetesën e tyre të vështirë me kuptimin e etnisë dhe miqësisë.

Morricone vazhdoi të përsosë elementin metafizik të muzikës së tij në “1900” (1976) të Bernardo Bertolucci dhe “Days of Heaven” të Terrence Malick (1978), në filmin historik “Mission” të Roland Joffe (1986). Në filmin “The Mission” film dramatik i periudhës për përvojat e misionarëve jezuit në Amerikën e Jugut të shekullit të 18-të i cilët dalin në mbrojtje të indianëve nativë, Morricone kombinon koralet liturgjike, daullet vendase dhe kitarat me ndikim spanjoll, shpesh në të njëjtin komponim, në një përpjekje për të kapur kulturat e ndryshme të përshkruara në film. Tema kryesore, “Falls”, mbetet një nga pjesët më të paharrueshme të Morricone dhe është përdorur në reklama, ilustrime dokumentare që nga publikimi i saj origjinal.  

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Aftësia e Morricone për të krijuar melodi që janë të mjaftueshme për të shkrirë edhe zemrën më të fortë nuk ka qenë kurrë në dyshim, melodia “Chi Mai” nga filmi “Le Professionel” e dëshmon këtë. Fama e kësaj melodie e tejkalon famën e filmit. Por, bashkëpunimi i Morricone me Giuseppe Tornatore shkon përtej asaj që edhe ai vetë  zakonisht imagjinonte sidomos në tre kryeveprat e Tornatores , “Cinema Paradiso” (Kinema Parajsa), “The Legjend of 1900” ( Legjenda për 1900) dhe “Malena”. Cinema Paradiso është cituar si një nga filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Fundi konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në historinë e filmit. Ennio Moricone me muzikën e tij i jep përmasa përjetësie dashurisë dhe lumturisë së pafund për kinema dhe film të një fëmije, por edhe vuajtjen e amshueshme për fatin e keq e një dashurie të parealizuar dhe jetën e palumtur të po atij fëmije në moshën madhore. Tornatore dhe Morricone i japin përmasa mitike një fabule ndër më mbresëlënëset moderne për dashurinë.  

Ennio Morricone ishte ndoshta kompozitori i parë i rëndësishëm i filmave që mori një ndikim të qëndrueshëm nga muzika rock. Partiturat e tij kryesore për Spaghetti Westerns të Sergio Leone dhe Sergio Corbucci përdorën instrumente rock dhe madje huazuan teksturë rock dhe gjithashtu puna e tij filloi të ndikojë disa nga artistët më interesantë të të gjitha zhanreve muzikore.

Asnjë kompozitor tjetër i kolonës zanore ose muzikës klasike nuk ka ndikuar si Morricone në muzikën e poullarizuar. Që nga vitet e 60-a ai ishte zhytur plotësisht në kulturën e popullarizuar dhe njerëzit ndoshta e merrnin si të mirëqenë shkëlqimin e tij. Ai shfaqet në muzikën rock në vende të pamundura – ai është mostruar dhe kopjuar pafundësisht, më e famshmja ndoshta kur The Orb mjeshtri i muzikës elektronike përdori “The Man with the Harmonica” nga Once Upon a Time in the West në “Little Fluffy Clouds”, por edhe nga Jay-z dhe Prodigy. Morrissey nga grupi The Smiths në një farë mënyre e bindi atë të kompononte për “Dear God, Please Help Me” nga albumi i tij “Ringleader of the Tormentors” të vitit 2006, Metallica e nis setin e tyre live me “The Ecstasy of Gold” ku dhjetëra mijëra njerëz këndojnë vokalet e kolonës zanore nga Morricone, edhe albumi i tyre “Metallica” përmban disa ndikime nga Spaghetti Western.

Ndoshta përforcuesi më i besueshëm i Morricone në muzikën moderne rock është Mike Patton, ish këngëtari i grupi Faith No More. Grupet e tij Fantomas dhe Mr Bungle kanë komponuar dhe kanë bërë verzione të bazuara në muzikën e Morricones. Patton ka realizuar përmbledhjen fantastike të Morricone “Crime and Dissonance” më 2006.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, ndikimi i drejtpërdrejtë i Morricone në muzikën rock është më i vështirë për t’u gjurmuar. Ai daton qysh nga Beatles, Muse, Radiohead, Dire Straits e deri te Danger Mouse. Alex Turner nga grupi Arctic Monkeys e ka grupin tjetër The Last Shadow Pupets i cili performon dhe komponon me motivet nga muzika e Morricone. Më 2007 realizohet albumi “We All Love Morricone” ku kontribuojnë Celine Dion, Roger Waters, Dulce Ponte, Bruce Springsteen etj.

Vetë Morricone ka bashkëpunuar me rok artistë, ndër më të famshmit me Roger Waters nga Pink Floyd, në filmin “Legend of 1900” në këngën “The Lost Boy”. Koncertet e Morricone kanë qenë të vizituar në numër të njëjtë si koncertet e rok dhe pop yjeve, nga publiku më diversitet nga dashamirësit e muzikës klasike e deri te dashamirët e bluesit.

Giuseppe Tornatore, regjisori fitues i Oskarit, më 2021 me dokumentarin “Maestro” (Ennio) i njohur gjithashtu edhe si “Vështrimi i Muzikës” i bën homazhe mikut dhe bashkëpunëtorit të tij Ennio Morricone, duke ritrasuar jetën dhe veprat e kompozitorit italian, që nga debutimi i tij me Sergio Leone deri në çmimin Oscar për The Hateful Eight në 2016 nga Quentin Tarantino.

Tornatore në këtë dokumentar feston jetën dhe trashëgiminë e Morricones. Filmi përbëhet nga intervista me regjisorë, skenaristë, muzikantë, kompozitorë, kritikë dhe bashkëpunëtorë që kanë punuar me të, janë ndikuar nga ai ose që e kanë shijuar gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë. Nuk ka emër në muzikë që nuk është paraqitur në këtë film, duke u nisur nga regjisorët Oliver Stone, Bernardo Bertolici te producentët e kompozitorët, Quincy Jones, John Williams, Hans Zimmer e deri te këngëtarët Bruce Springsteen, James Hetfield, etj.

Ennio Morricone me më shumë se 400 partitura për kinemanë dhe televizionin, nga të gjitha zhanret televizive dhe filmike si dhe me më shumë se 100 vepra klasike, konsiderohet gjerësisht si një nga kompozitorët më të frytshëm dhe më të mëdhenj të filmit të të gjitha kohërave. Ai ka marrë vlerësime të shumta duke përfshirë dy çmime Oscar, tre çmime Grammy, tre Golden Globes, gjashtë BAFTA, dhjetë David di Donatello, njëmbëdhjetë Nastro d’Argento, dy Çmime Evropiane të Filmit, Çmimin e Nderit të Luanit të Artë dhe Çmimin e Muzikës Polar në 2010. Hans Zimmer, kolegu i tij në profesion, pat thënë se sa është e habitshme që mund të njohësh komponimin e Ennio Morricone në notën e parë.

“Kur dëgjoni [muzikën e tij] nuk mund ta harroni atë, Morricone është kompozitor që filmat mbahen mend nga muzika e tij, e jo anasjelltas, shton Wong Kar-Wai regjisor, skenarist dhe producent nga Hong Kongu./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:Ennio MorriconeOnce Upon a TimeSergio LeonetopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pse nuk duhet ta konsumojmë shumë kripën?
Artikulli i ardhshëm Kosova arrin kualifikimin në Kampionatin Botëror të hendbollit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Marigona Qerkezi debuton në Royal Opera House në Londër

6 Shikime
People

Trump thotë se ka arritur marrëveshje tregtare me Kinën

16 Shikime
People

“Kosova në tinguj” në Japoni nga Kuarteti harkor i Filharmonisë së Kosovës dhe sopranoja Adelina Paloja

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?