katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Shqipja e përzier me fjalë të huaja: Si ndikon globalizimi në gjuhën amtare?
    1 hour ago
    Fluks normal në pikat kufitare, raportohen kolona vetëm te Dheu i Bardhë dhe Kullë
    1 hour ago
    Osmani: DokuFest e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendër të kulturës
    3 hours ago
    Temperaturat sot deri 36 °C
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    MKRS investon 2 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”
    3 hours ago
    Lini, thesari buzë liqenit të Pogradecit që po zbulon historinë e Europës
    5 hours ago
    “SOS”, fitues i edicionit të 24-të të “DokuFestit”
    5 hours ago
    Energjia e rinovueshme kalon 50% në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë
    23 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shkodra Elektronike “shndrit” Kalanë e Rozafës
    1 hour ago
    Fansat e nderojnë Ozzy Osbourne në Festivalin Bloodstock
    1 hour ago
    Epoka e Barış Manço-s në Turqi: Nga trashëgimia osmane te roku anatolian
    2 hours ago
    “SOS”, fitues i edicionit të 24-të të “DokuFestit”
    5 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    1 day ago
    Një ‘super-inteligjencë personale’ për të gjithë?
    5 days ago
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    2 weeks ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Këto janë ‘3 frutat verore’!
    3 days ago
    Gjithçka që duhet të dini për sodën e bukës dhe përdorimin e saj…
    3 days ago
    Rregulli 3:1 për më shumë energji dhe përqendrim për dashamirësit e kafesë
    3 days ago
    Vjen birra në kapsulë që përgatitet në shtëpi!
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Revista Britanike ‘Mirror’: Shqipëria, parajsa e fshehur e Evropës
    2 days ago
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    1 week ago
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    2 weeks ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Epoka e Barış Manço-s në Turqi: Nga trashëgimia osmane te roku anatolian
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Epoka e Barış Manço-s në Turqi: Nga trashëgimia osmane te roku anatolian

Last updated: 10/08/2025 8:42 AM
16 Shikime
Shpërndaje
Foto: 1+1 Express

Turqia e viteve 1960 ishte shndërruar në një republikë moderne, demokratike dhe pro-perëndimore. Megjithatë, trashëgimia kulturore, ende e ndikuar nga periudha e Perandorisë Osmane, ishte e fortë në shoqëri, e cila gjithnjë e më shumë ishte e gatshme të përqafonte vlerat e reja perëndimore të shekullit 20.

Në vitet 1960, kultura turke u karakterizua nga ndryshime të rëndësishme shoqërore dhe politike, të ndikuara nga grushti i shtetit ushtarak i vitit 1960 dhe periudha pasuese e paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike. Kjo epokë, e njohur shpesh si “vitet e gjata gjashtëdhjetë”, solli rritjen e lëvizjeve shoqërore, polarizimin kulturor dhe një kulturë rinore në zhvillim, që përqafoi si aktivizimin politik, ashtu edhe format e reja të shprehjes artistike dhe kulturore.

Në perëndim u përhap një kulturë globale rinore gjatë kësaj dekade dhe Turqia nuk bëri përjashtim, edhe aty me qen se me vështirësi, depërtoi. Kjo përfshinte muzikë të re, stile të reja veshjeje dhe një gatishmëri për të sfiduar normat dhe vlerat tradicionale. Filluan edhe ngritjet e lëvizjeve të ndryshme shoqërore, përfshirë aktivizmin studentor dhe organizimin sindikal, që pasqyronin një ndjenjë të shtuar pakënaqësie dhe dëshirën për ndryshim. Peizazhi kulturor u bë gjithnjë e më i polarizuar, me debate të forta mbi sekularizmin, Islamin dhe rolin e traditës në shoqërinë moderne turke.

Mundesh me e lexu edhe…

Shkodra Elektronike “shndrit” Kalanë e Rozafës

Muzika popullore turke (halk müziği) mbeti e njohur, krahas shfaqjes së rokut të protestës dhe zhanreve të tjera që reflektonin ndryshimet sociale dhe politike të kohës. Muzika pop turke pati fillimet e saj modeste në fund të viteve 1950, me versione të interpretuara në turqisht të një game të gjerë stilesh të njohura të importuara, duke përfshirë rock and roll, tango dhe xhaz.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Hürriyet Daily News

Skena turke e rokut filloi në fillim të viteve 1960, kur grupet e njohura nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar u bënë të njohura edhe në Turqi. Shpejt u shfaq një bashkim dallues midis rokut dhe muzikës popullore turke; kjo u quajt “Anadolu Rock” (rock anatolian), një term që sot nuk i atribuohet domosdoshmërisht gjithë muzikës rok turke.

Roku Anadolu, rok psikedelik turk, ishte një bashkim i muzikës popullore turke dhe rokut. Artistët themelorë si Barış Manço, Cem Karaca, Erkin Koray, Selda Bağcan, Fikret Kızılok, si dhe grupe të tilla si Moğollar, të ndikuar dhe të etur për tinguj të rinj, sollën këtë zhanër në përmasat e një fenomeni të kohës kur u paraqitë.

Barish Manço ishte një artist që u dallua për kontributin e tij në rock-un anatolian dhe, në përgjithësi, në muzikën rock turke – por jo vetëm. Ai la gjurmë të thella edhe në fusha të tjera të kulturës moderne turke, duke ndihmuar në modernizimin e saj komercial.

Foto: Milliyet

Barish Manço u shënua si një emër origjinal që nga lindja e tij, më 2 janar 1943, në Stamboll gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Stamboll. Meqenëse vëllai i tij i madh ishte quajtur Savash (“luftë”) dy vjet më parë, Mehmet Barısh Manço mori një emër të mesëm Barish që përkthehet fjalë për fjalë si “paqe”. Ai ishte personi i parë në Turqi që u pagëzua me këtë emër, përpara se ai të bëhej një emër uniseks shumë i përhapur në vend.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe ai e barti këtë emër me dinjitet pasi solli në artin e tij vlera të tilla si paqja, dashuria dhe toleranca, duke i udhëhequr njerëzit drejt së mirës dhe së bukurës me qëndrimin e tij humanist. Për këtë arsye, ai u bë një nga thesaret më të çmuara të Turqisë. Vetë Barısh përdori gjithashtu emra dikotomikë për dy djemtë e tij, të cilët quhen Dogukan (“gjaku/sundimtari i Lindjes”) dhe Batikan (“…i Perëndimit”), dy emra që pasqyrojnë gjithashtu stilin muzikor të Manços, i cili luhatet midis traditës së rokut perëndimor dhe folkut turk – një stil i lindur nga pozicioni unik i Turqisë, që ndodhet midis Lindjes dhe Perëndimit, dhe që jehon në shumë prej teksteve të tij.

Manço veproi si një urë midis traditës dhe modernitetit – një artist me një vizion për të ndërtuar një të ardhme pa asimilimin e vlerave vendase dhe kombëtare. Edhe pse i rrënjosur në Turqi, Manço mendonte dhe vepronte në terma globalë, duke kontribuar jo vetëm në promovimin e pasurisë kulturore të Turqisë, por edhe asaj botëror në Turqi.

Gjatë kohës që ndiqte shkollën e mesme Galatasaray dhe më vonë në shkollën e mesme Sisli Terakki, në fundë në vitet 1950, ai formoi grupin e tij të parë, Kafadarlar (Miqtë), i inspiruar pasi pa grupin e Erkin Koray, një pioner i rokut turk- duke performuar në Deutsche Schule Istanbul (İstanbul Alman Lisesi). Prof. Dr. Asaf Savas Akat, një ekonomist i famshëm në Turqi, luante saksofon, ndërsa kitaristi Ender Enön e bëri vetë kitarën sepse ishte e vështirë të gjeje një të vërtetë në treg në ato vite, të tilla ishin fillimet e rokut në Stamboll.

Në vitet 1962 dhe 1963, me grupin e tij të radhës, Harmoniler (Harmonitë), ai regjistroi versione të disa këngëve të njohura amerikane twist dhe rirregullime të këngëve popullore turke në formë rock and roll, duke shënuar kështu fillimin e lëvizjes anadollase të rokut, një sintezë e muzikës popullore turke dhe rock-ut. Në këtë periudhë, ndikimi i tij kryesor vizual dhe muzikor ishte Elvis Presley.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pasi mbaroi shkollën e mesme në vitin 1963, ai u zhvendos në Evropë, duke udhëtuar në Paris dhe Liège ku formoi grupe muzikore me muzikantë vendas dhe regjistroi disa këngë kryesisht në anglisht dhe frëngjisht, por edhe në turqisht. Më pas, në vitin 1964, ai rifilloi studimet në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura në Liège të Belgjikës. Ai bëri turne me grupin e tij Les Mistigris në Gjermani, Belgjikë, Francë dhe Turqi deri në vitin 1967. Atë vit ai pësoi një aksident të rëndë me makinë, pas të cilit filloi të rrisë mustaqet dhe flokët e tij karakteristike për të fshehur shenjën që kishte mbetur në fytyrë nga lëndimi.

Ndikimet e kulturës perëndimore e kishin shtyrë gjithmonë të eksperimentonte me tinguj të rinj. Me kalimin e kohës, ai krijoi një stil që pasqyronte vetveten dhe individualitetin e tij. Ai zhvilloi një tingull progresiv me solo psikedelike kitarash, të cilat, përmes përdorimit të sintisajzerëve dhe efekteve zanore, ishin pjesërisht futuriste dhe — pavarësisht kësaj — ende të rrënjosura në traditë.

Grupi i tij muzikor përfshinte kitara dhe saksofona, por edhe sazin turk dhe flautin Ney me tingujt e tyre mistikë. Manço, gjithmonë i prirur për eksperimentim, theu konvencionet muzikore dhe bashkoi në mënyrë unike botën muzikore perëndimore me atë lindore. Kryeveprat e tij përfshijnë pjesën “Dönence” (Tropik), ku tingujt e errët të kitarës dhe tastierës dramatizohen me këmbana dhe zile, duke osciluar me zhanrit psikodelik dhe progresiv, dhe kënga “Kara Sevda” (Dashuri e zezë), ku kitara elektronike mbizotëron mbi të gjitha instrumentet e tjera dhe konsiderohet si një nga veprat më të mira të rrymës “Anadolu Rock”.

Temat në këngët e Manços ishin gjithashtu origjinale për muzikën turke asokohe. Historikisht, në muzikën turke, shumë artistë si Ferdi Tayfur apo İbrahim Tatlıses (bashkëkohës të Manços) vajtonin vazhdimisht në këngët e tyre, duke kënduar gjithmonë për tema serioze dhe depresive, që mund të të çonin në depresionin më të thellë dhe duke nxitë një mendësi defetiste.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Manço, nga ana tjetër, solli një perspektivë krejtësisht të re në këtë skenë. Në këngët e tij, dashuria dhe ndarja nuk paraqiteshin si një dhimbje e pafundme që të zhyste në pikëllim apo vetëmëshirë, por si përvoja themelore të jetës njerëzore. Në këngë të tilla si “Anlıyorsun değil mi?” (“E kupton, apo jo?”), Manço vajton dashurinë e tij të vjetër, por malli që shpreh nuk është vetëshkatërrues. Ai i kushton vëmendje motit, rrugës së gjallë që e rrethon, dhe melodia ritmike e gëzueshme zbulon pikërisht atë ambivalencë që shpesh lind pas një ndarjeje. Nga njëra anë, ekziston trishtimi që tani je vetëm, i vetmuar dhe i lënduar. Por nga ana tjetër, fillon një kapitull i ri, një rrugëtim i ri dhe përgjegjësi të reja, të cilat Manço i pasqyron përmes përshkrimeve të natyrës.

Manço eksploroi rock & roll-in, twist-in dhe muzikën beat në vitet ’60, por në vitet ’70 krijoi disa nga kompozimet e tij më të rëndësishme, kur ishte nën ndikimin e rock-ut psikedelik. Në vitin 1970, ai formoi grupin “Barış Manço ve …” (Barısh Manço dhe …), me muzikantë të huaj, për të regjistruar këngën e tij të parë hit, “Dağlar Dağlar” (Male, Male!), e cila pati sukses si në Turqi, ashtu edhe në Belgjikë, duke shitur mbi 700,000 kopje. Ajo mbetet një nga këngët e tij më të njohura.

Pas një bashkëpunimi të shkurtër me grupin Moğollar (Mongolët) në vitin 1970, ai formoi grupin e tij kryesor, Kurtalan Ekspres, i cili do të luante me të për 18 vitet e ardhshme, pavarësisht ndryshimeve në formacion. Grupi mori emrin nga një tren lokal që niste udhëtimin e tij nga Stambolli dhe ndalonte në një fshat juglindor të Turqisë, të quajtur Kurtalan.

Foto: Barış Manço Mix

LP-ja debutuese më 1972 e Manços, “Dünden Bugüne” (Nga dje në sot), ishte një përmbledhje e këngëve të tij të mëparshme, por albumi i tij i dytë i quajtur “2023” pati një ndikim të qartë dhe të fortë në industrinë muzikore turke. Me ndikimin e organistit Hammond, Murat Ses, albumi konsiderohet si një nga veprat e tij më të mira. Kënga titullare dhe “Baykoca Destanı” ( Epika e Baykoca-s), shfaqin aftësitë e tij si muzikant. Përdorimi i baterisë dhe i organeve atmosferike tregoi shenjat e para të muzikës elektronike në Turqi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në një përpjekje për të arritur sukses më të madh ndërkombëtar, ai publikoi një LP të titulluar thjesht “Barıs Mancho” (1976), i cili u publikua edhe në Evropë, një transkriptim i çuditshëm i emrit të tij. Ai u realizua kryesisht me Orkestrën George Hayes, nën etiketën CBS Records, në Evropë dhe Afrikën e Jugut. Edhe pse albumi nuk i solli famën që shpresonte, arriti të kryesonte listat në Rumani dhe Marok. Vitin pasues, albumi u publikua në Turqi me titullin “Nick the Chopper”. Në vitin 1975, ai luajti në filmin Baba Beni Eversene (Babai, na bën të martohemi), i vetmi film në të cilin luajti gjatë karrierës së tij. Muzika në filmë ishte një përmbledhje këngësh të kompozuara nga ai dhe Kurtalan Ekspres.

Më 1979 ai publikoi “Yeni Bir Gün” (Një ditë e re). Albumi përfshinte një nga himnet më të njohura të Manços, “Sarı Çizmeli Mehmet Ağa” (Mehmet Aga me Çizme të Verdha), ndërsa pjesa “Çoban Yıldızı” (Ylli i Bariut ose Ylli i mëngjezit)), me tinguj ambientalë, dhe “2024” (një interpretim i ri i “2023”) ishin pikat e tjera kulmore të albumit.

Në vitin 1981, Manco regjistroi një tjetër kryevepër, “Sozum Meclisten Disari” (Fjala ime është jashtë Parlamentit). Albumi përfshinte “2025” (pjesa e tretë e historisë 2023), “Gülpembe” (Trëndafili rozë)  dhe “Dönence” (Tropik). Ndërsa vitet ’80 përparonin Manco filloi të theksonte më shumë tekstet dhe filozofinë e tij.

Pas lindjes së djalit të tij të parë dhe pas grusht shtetit ushtarak të vitit 1980, Manco u përpoq të krijonte mirëkuptim dhe unitet midis popullit turk përmes këngëve të tij. Edhe pse më parë kishte përdorur fjalë të urta dhe thënie historike në veprat e tij, në vitet ’80 ai i përdori ato më shpesh. Këngët e tij u bënë më të drejtpërdrejta dhe më të lehta për t’u kuptuar, madje ai shkroi edhe këngë për fëmijë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këngë si “Halil İbrahim Sofrası” (Tryeza e Halil Ibrahimit), “Kara Sevda”(Dashuri e zezë) dhe “Dağlar Dağlar” (Male, Male!), u bënë shenjë identifikimi i asaj periudhe muzikore në Turqi. Pas albumit “Darısı Başınıza” (Ju uroj fat), ai u nderua si “Artist i Shtetit” nga TRT (Korporata Turke e Radios dhe Televizionit).

Në fund të viteve ’80, Barısh Manço filloi karrierën e tij televizive me programin “7’den 77’ye” (Nga 7 deri në 77), në të cilin udhëtoi në vende nga Ekuatori deri në Arktik dhe prezantoi kulturën e atyre vendeve përmes pamjeve të jetës së thjeshtë në ato vende. Programi u transmetua për dhjetë vjet, nga viti 1988 deri në vitin e fundit të jetës së tij më 1999. “4 x 21 Dolu dizgin” (4 x 21 Me një ritëm marramendës) ishte një tjetër projekt televiziv i tij.

Manço për këto projekte udhëtoi në pothuajse 150 vende, udhtimet të të cilat përqendroheshin rreth boshtit të dyfishtë që përbënin edhe Parimin e Kemalizmit: “Paqe në Shtëpi – Paqe në Botë.” Nga njëra anë, ai iu drejtohej popullit turk si një tërësi, me tema që preknin Republikën e Turqisë, unitetin kombëtar, solidaritetin dhe vëllazërimin mes njerëzve, si dhe paqen në botë; nga ana tjetër, mesazhet ishin të qarta për individin si Qytetarin botës, duke e nxitur të mendonte për çështje si ndershmëria dhe përkushtimi në punë, barazia, drejtësia, modestia, respekti për natyrën dhe të tjerët.

Një shembull i përpjekjes së tij për të mbajtur mesazhet të thjeshta dhe të qëndrueshme është slogani “Seni Okurken Göreyim” (Më lejo të të shoh duke lexuar), i një fushate të nisur prej tij për të ngjallur dashurinë për leximin te fëmijët dhe për të kontribuar në zhvillimin e tyre. Kjo frazë përdorej shpesh në segmentet e programit për fëmijë, veçanërisht në “Adam Olacak Çocuk” (Fëmija që do të bëhet burrë). Përmes këtij slogani, Barış Manço i inkurajonte fëmijët të lexonin libra, ndërsa i këshillonte gjithashtu të bëheshin njerëz të mirë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: 90’lar Müzesi

“Adam Olacak Çocuk” ishte seksion në programin e tij televiziv i dedikuar për fëmijët, ku ata mund të këndonin këngë së bashku me të, të recitonin poezi apo të vallëzonin. Përveç aspektit argëtues, programi kishte edhe një përmbajtje edukative, pasi Manço u fliste fëmijëve në nivelin e tyre, duke u shprehur se ata ishin të vlefshëm dhe se duhej të ndërtonin vetë rrugën e tyre në jetë. Ai nuk ishte ylli i këtij programi – ishin fëmijët. Programi kishte një vlerë të veçantë për ta, sidomos duke pasur parasysh se disa prej këtyre fëmijve nuk kishin qasje të duhur në arsim. Tetori 1992 dhe fundi i vitit 1993 mbeten në analet e televizionit turk ndoshta si prodhimi më i paharrueshëm për nga larmia dhe shumëllojshmëria e të ftuarve të tij.

Emisioni i tij “Dolu Dizgin” kishte veçantinë të ishte i pari në Turqi që ftoi artistë nga republikat dhe rajonet turqisht folëse të ish-Bashkimit Sovjetik. Gjatë episodit të fundvitit që u transmetua më 31 dhjetor 1992, ai u bë gjithashtu i vetmi program që arriti të sillte në skenë mbi 500 fëmijë dhe 4 udhëheqës shtetesh, me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë nga 5 qytete që përbëjnë cepat dhe qendrën e Gadishullit Anatolian, si dhe nga Azerbajxhani, Bosnja dhe Qiproja.

Vitet ’90 e bënë Mançon çuditërisht shumë të njohur në Japoni – madje më shumë se në vendin e tij. Ai atje zhvillon një turne të suksesshëm në 15 qytete të Japonisë, realizon dy albume dhe fiton njohje si “njeriu që shkruan këngë për perimet”, duke iu referuar këngëve “Domates, Biber, Patlıcan” (“Domate, Piper, Patëllxhan”) dhe “Nane, Limon Kabuğu” (“Nenexhik, Lëkurë Limoni”), dy nga hitet e tij të viteve 1980.

Një koncert, ku 20.000 japonezë mbanin flamujt japonezë dhe turq së bashku, duke kënduar me Mançon, u realizua si “Barış Manço Live in Japan”. Kënga e vetme në gjuhën japoneze e albumit, “Toki no Tabibito” (“Udhëtari i kohës”), është kompozuar mbi një poezi 11 faqëshe, që i atribuohet Barış Manços nga Daisaku Ikeda – filozof budist, ndërtues paqeje, edukator, autor dhe poet – i cili i kishte organizuar koncertet e Manços në Japoni.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Manço publikoi albumin e tij të fundit në studio, “Müsaadenizle Çocuklar” (Me lejen tuaj, fëmijë), në vitin 1995. Katër vjet më vonë, më 31 janar 1999, në moshën 56-vjeçare, ai ndërroi jetë nga një sulm në zemër. Pas vdekjes së tij, u publikuan shumë albume përmbledhëse dhe ribotime. Në varrimin e tij, miliona njerëz – përfshirë myslimanë, të krishterë dhe hebrenj – vajtuan, dhe qindra mijëra njerëz u mblodhën duke u lutur dhe duke kënduar këngët e tij. Është e mundur që historia turke të mos ketë parë kurrë më parë një turmë kaq të madhe dhe kaq paqësore për funeralin e një artisti. Ai u varros në Varrezat Kanlıca në Stamboll.

Gjatë karrierës së tij 41-vjeçare artistike, Barış Manço shkroi mbi 200 këngë dhe performoi në mbarë botën. Ai u ngjit në skenë në më shumë se 2000 koncerte në vende të ndryshme, përfshirë Japoninë, Malajzinë, Australinë, Bullgarinë, Bosnjën,

Gjermaninë, Holandën, Belgjikën, Francën, SHBA-në dhe Kosovën (në vitin 1990 ishte mysafir edhe në “Zambakun e Prizrenit”, ku zejtarët e shoqatës “Filigran” i dhuruan një kolan prej argjendi). Në të gjitha këto udhëtime, ai përpiqej të përhapte filozofinë e tij të paqes dhe kujtohet si një njeri i botës dhe artist i madh.

Shumë nga këngët e tij janë përkthyer në greqisht, rumunisht, bullgarisht, arabisht, persisht, kurdisht, japonisht, hebraisht, frëngjisht, anglisht dhe holandisht, dhe kanë qenë pjesë e repertorit të artistëve që këndojnë në ato gjuhë. Është interesante se publikimi i parë i huaj që botoi një fotografi të Barış Manço-s, duke e shpallur atë si “idhulli i rock-ut turk”, ishte revista National Geographic, në mars të vitit 1973.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Yola Çıkmalı

Si rezultat, në listën e tij të gjatë të të drejtave të autorit dhe të ardhurave nga honoraret mund të gjenden emra të vendeve aq të largëta dhe të ndryshme si Venezuela, Kongo apo Malajzia. Barısh Manço fliste rrjedhshëm turqisht, frëngjisht dhe anglisht. Gjithashtu, ai mund të zhvillonte lirshëm biseda në gjermanisht, arabisht, holandisht, spanjisht, italisht dhe japonisht.

Shumë arritje në karrierën e tij u njohën zyrtarisht përmes më shumë se 300 trofeve dhe çmimeve, dhe u shpërblyen me tituj e dekorata. Në Bullgari, u dekorua me “Orfeun e Artit dhe Muzikës”. Universiteti Hacettepe në Ankara i dha titullin “Doktor Nderi”. Universiteti Soka Gakkai e dekoroi me “Medaljen Ndërkombëtare për Kulturë dhe Paqe” për vendosjen e muzikës së tij në shërbim të paqes botërore. Fondacioni Artistik Min-On i dha Medaljen e Lartë të Nderit në Tokio.

Foto: Yaşam Öyküsü

Mbretëria e Belgjikës e dekoroi dhe e emëroi “Kalorës i Urdhrit i Leopoldit të Dytë”. Qyteti Liège në Belgjikë e bëri qytetare nderi të saj, ndërsa Franca e dekoroi si “Kalorës i Arteve dhe Letërsisë”. Republika e Turkmenistanit e shpalli bashkëkombës, dhe Universiteti i Asgabatit e shpalli profesor nderi. Turqia e shpalli Ambasador të Artit, ndërsa Shoqata Turko-Amerikane e nderoi si anëtar nderi.

Turqia, në shekullin 21, është një nga vendet me industrinë më të madhe muzikore në botë, falë traditës së saj të thellë muzikore dhe ndikimit kulturor në shtetet e Azisë Qendrore, Lindjes së Mesme, Ballkanit dhe diasporës së saj të gjerë. Ky ndikim shfaqet si në muzikën tradicionale, ashtu edhe në zhanret moderne si xhazi, popi dhe rocku. Barısh Manço, me ndërthurjen elegante të këtyre rrymave, ia ka prezantuar botës muzikën turke dhe turqve muzikën botërore, duke lënë gjurmë të pashlyeshme për gjeneratat pas tij./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Tastieret në rock, nga prapaskena në qendër të skenës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kur saksofoni flet, rocku dëgjon – frymëmarrja e rock-ut përmes saksofonit
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
TAGGED:aktivizëmAnadoly RockBarış MançohumanizëmidentitetKULTURëmodernizimPaqePsikedelirokSyntezëTophometraditëTurqia

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Lini, thesari buzë liqenit të Pogradecit që po zbulon historinë e Europës
Artikulli i ardhshëm Temperaturat sot deri 36 °C

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Shkodra Elektronike “shndrit” Kalanë e Rozafës

People

Fansat e nderojnë Ozzy Osbourne në Festivalin Bloodstock

Lajme të miraPeople

“SOS”, fitues i edicionit të 24-të të “DokuFestit”

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?