Të premten me fillim nga ora 17:00 deri ne 19:00, në librarinë Dukagjini do te jetë i pranishëm me një TED Talk, aktori Ermal Mamaqi.
Lexuesit do të kenë mundesi ta takojnë Ermalin dhe ta marrin librin “Në garë me veten” të nënshkruar nga ai.
Këtë e bëri të ditur Libraria Dukagjini nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram.
Pas eksperiencës së tij të gjatë me trajnimet mbi suksesin, Ermali vjen këtë herë me një libër që thotë se është motivues.
“Në garë me veten” është një libër që do të nxisë lexuesit të bëhen versioni më i mirë i vetes duke mësuar hapat sesi të arrijnë suksesin dhe qëllimet”, shprehet aktori i humorit, Ermal Mamaqi.
Libri u lansua zyrtarisht me 08 nentor.