Prej disa kohësh qarkullonte lajmi se Arbana Osmani do të ishte prezantuesja e edicionit të 61-të të Festivalit të RTSH-së. Ky lajm është konfirmuar së fundmi nga partneri i saj Eduart Grishaj në një intervistë për emisionin “Ditë pas dite”, teksa foli dhe për ndryshimet që do të bëjnë në festival.
“Ky më duket sikur luan me Tiranën ose Vllazninë dhe vjen një moment që luan me Kombëtaren. Është një gjë shumë e bukur. Jemi rritur me festivalin e fundvitit. Mendoj se jemi bërë një grup për të dhënë maksimumin dhe për të ndryshuar disa gjëra që vitet e fundit mendojmë se ishin të bërë më mirë, shkruan ABC News.
Ka ardhur koha të bëjmë një revolucion. Një nga elementët që mendojmë se është i rëndësishëm është që këtë vit fituesi për në Eurovision nuk duhet ta zgjedhë juria por publiku.”, tha Eduarti./Katror.info