Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Besa Kokëdhima, ka bërë publike versionin përfundimtar të këngës me të cilën do të prezantohet në Festivalin Europian që do të mbahet në Malmo të Suedisë. Versioni i ri nuk titullohet “Me zemër n’dor”, por “TiTAN”.
Pak orë pas publikimit, edhe në faqen zyrtare të Eurosongut, kënga ka marrë komente mjaft pozitive ku nënvizohet se Shqipëria mund të jetë surpriza e këtij festivali.
Besa Kokëdhima u përzgjodh nga votat e publikut si përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizon dhe do të përformojë në skenën e Malmos./Katror.info