Ushtruesja e Detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, mori pjesë në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Kosovës, duke u angazhuar me studentë nga mbi 20 vende të ndryshme, shkruan Katror.info.
Gjatë aktiviteteve, znj. Palatova ndau përvojën e saj në lidershipin dhe diplomacinë e BE-së, duke diskutuar për angazhimin e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe rëndësinë e vlerave të përbashkëta. Ajo theksoi mes të tjerash unitetin në diversitet, fuqizimin e të rinjve, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin rajonal.
Bashkëpunimi i saj me studentët e Akademisë pasqyron përkushtimin e BE-së për të nxitur dialogun, mirëkuptimin dhe perspektivën evropiane për Kosovën dhe rajonin, duke mbështetur gjeneratën e ardhshme të liderëve./Katror.info