Fakulteti i Edukimit ka njoftuar për një bashkëpunim të rëndësishëm me UNICEF-in, i cili do të sjellë një sërë iniciativash në fushën e arsimit dhe zhvillimit profesional.
Në kuadër të këtij partneriteti do të realizohen:
- hulumtime mbi nevojat për zhvillimin profesional të mësimdhënësve në shërbim,
- zbatimi i projektit për promovimin e shkathtësive për jetën dhe “green skills” tek nxënësit,
- hulumtime për gjenerimin e evidencave shkencore që do të ndihmojnë politikat arsimore,
- pilotimi i shërbimeve të Ndërhyrjes së Hershme,
- si dhe hartimi i kurrikulës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme (EFH).
Ky bashkëpunim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të edukimit cilësor dhe gjithëpërfshirës në Kosovë, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve, adoleshentëve dhe familjeve./Katror.info