Një kompanie kineze e naftës iu certifikua karburanti i ri biologjik të aeroplanit të bërë nga vaji i përdorur për gatim.
Do të jetë hera e parë që prodhimi në shkallë të gjerë i karburantit bio do t’i shërbejë industrisë së aviacionit në Kinë pasi çoi dërgesën e parë në Airbus Tianjin më 19 shtator.
Çertifikata e vlefshmërisë ajrore do të thotë që “Sinopec” mund të shesë karburantin bio-jet të prodhuar në rafinerinë ”Sinopec Zhenhai” operatorëve të aviacionit në mbarë vendin.
Aviacioni është një nga sektorët e fundit të transportit të mbetur që ende nuk ka alternativë vendimtare ndaj lëndëve djegëse fosile. Kompanitë perëndimore po provojnë gjithashtu lëndë djegëse me bazë bio, duke përfshirë vajin e gatimit.

“Me çertifikatën e vlefshmërisë ajrore, Sinopec tani mund të shesim karburant bio-jet në të gjithë tregun e aviacionit civil. Ne do të vazhdojmë të zgjerojmë tregun dhe zinxhirin e furnizimit për të ndërtuar një zinxhir të plotë industrie të karburantit bio-jet”, tha Mo Dingge, CEO i Rafineria Sinopec Zhenhai.
Përgatiti:
