Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se kanë filluar provat e para tē koproduksionit në mes të Teatrit Kombëtar të Kosovës ,Teatrit “Bekim Fehmiu” – Prizren dhe Teatrit të qytetit – Gjilan.
“Fausti” do të jetë shfaqja që do të prodhohet në bashkëpunim mes tre teatrove të Kosovës.
“Fausti”, një shfaqje nga Fadil Hysaj, bazuar në “Faustin” e Gëtes e të Marlosë, do të jetë premiera e radhës e cila edhe do të hap Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe, në janar të vitit 2023, për të vazhduar me reprizat e saj në Prishtinë, Prizren, Shkup e Tiranë.